• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Ambasadori Amerikan dhe analistët shqiptar

ByEmrush

Jun 3, 2022

Tash shtrohet pyetja se, ku na shpien një gjuhë e tillë kundrejt një miku dhe një mbrojtësi të madh të shqiptarëve siç janë Amerikanët?!

Ne po dalim edhe me të vërtetë dhe real se vet ambasadori Amerikan mbi tregimin e shtëpisë së bardh dhe vizitën e një kryeministri shqiptare të Kosovës!!


Pra, si zakonisht eshtë veprim i patentuar i shqiptarëve kjo gjë: që ne i njohim gjërat më mirë se pronarët!

Ata që trumbetonin dhe bënin be dhe rrufe mbi Amerikën si mbrojtësin e vetëm të etnisë sonë shqiptarë, tash kokan kthyer kundër Amerikanëve!

Ndoshta nuk kanë faj, se banë vaki ambasadori Hovenier, nuk ka qenë kurrë në shtëpinë e Bardhë, e për rrjedhojë mundet edhe mos me ditë kah i bien, kurse këta tanë (shqiptarët me demek) e dinë më mirë edhe kah e ka hyrjen edhe daljen.

Praktikisht çdo gjë që nuk ju përshtatet agjendave të tyre kundër një shpifëse dhe një fushate të orkestruar kundër një qeverie legjitime të dalë nga vullneti i qytetarëve me mbi 51%, bëhet komunist, socialist, Kubistë e Chegevarist.

Imagjinone njerëz, u bëmë NE me i thënë Amerikës mos rrej, se KM nuk ka qenë në Shtëpinë e Bardh!

Ose leje ma mire mos e imagjinoni hiç, pasi erdhi puna deri ne këtë pike!?

Pro Amerikanët, e antiamerikanët pro et contra!

Tregonin njëherë se si në një ndejë u takuan disa miq, dhe njëri nga ta po i prezanton shokët e vet.

Ky është filani, ky është ky e kështu me radhë!

Erdhi rendi te njëri, po i thotë ky është Valentini, është një mik i imi, është magjistër i diplomuar në Angli, dhe merret me konsulenca dhe çështje ekonomike.
Njëri aty po i thotë: jo ky nuk e ka emrin Valentin, ky është Merkuri.

Jo, i nderuar unë jam Valentini. Po ju kthehet personazhi!

Jo, jo, unë kam dëgjuar se ti e ke emrin Merkur, jo Valentin!

Kha, kha!
Ku ka mrri injoranca!

____
ESH

___________
publikime.com

By Emrush