• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Absurditet, gjeneralisimi i gjërave

Well!

Një kohë jo zakonshme, këto ditë asgjë nuk është e zakonshme!
Çka me marr e me pa, gjithandej nëpër TV e media hallakam e poterë mbi shpërthimin e një skandali financiar në X ministrinë!

Gjithandej plako, gjithandej!

Nejse, jo bash gjithandej, por disa portale të caktuara po mundohen aq shumë me i fry një promovimi anti qeveritar, e duke u munduar të tregojnë se u vodhën për më shumë se “100 milion” në tenderë!
U punësuan njerëz me lista, a po kujtohet ajo lista që kishte dal në përgjime që thonin: “ky bën, me ne është”, “ky nuk është me ne”.

Tu u gërvall e duke u munduar të tregohet një farë serioziteti, e barazimi me hajninë e kaluar sa që nuk ka si të jetë më thellë e mundur, që duket se shkoi fiasko, nuk funksionoi.

U dukë në pamje të parë, thuajse po jetësohet “afera pronto 2”, av!

Ani sa emisioni, sa pompoziteti u bë përmes një telefonate të incizuar, sa që po të dëgjoje mirë, nuk shihej edhe aty që kishte kush e di se çfarë aferë që do të konsiderohej si dëmtim ndaj shtetit dhe buxhetit të saj!

Përpjekja përmes piskamave që njerëzimit ti servohet një gjurullti e qeverive të kaluara duke i barazuar me të sotshmen, nuk po pinë ujë!

Duke u munduar të interpretohet  korrupsioni si diçka i zakontë në ketë vend, dhe si diçka që e kaluara dhe e  tashmja janë të barabarta!

Jo, ja!

Praktikisht, le të themi se për 20 vite të tëra, punësuam njerëzit partiak në të gjitha sferat, e sidomos në pozicionet kyqe që paraja është prezente!

Tendencë për tu krijuar një afër prontoje që nuk duket se, as për së afërmi të ngjajnë veprimet dhe keqpërdorimet me të kaluarën!

  1. Në vit Republika e Kosovës dëmtohej me mbi 250-300 milion euro që humbnin në vit, para të taksapaguesve nëpër tendera përmes keqpërdorimeve, raportonin mediat në vend!
  2. Në vit raportoheshin mijëra punësime nëpër institucione, e administratë të ngarkuar, sa që shpesh edhe FMN paralajmëronte autoritet për numrin e tepërt të punësuarve në institucionet publike.
  3. Në vit mijëra keqpërdorime raportoheshin përmes mediave, çdo ditë të lume që fillonte me “ditë e re, nafakë e re” një afere bëhej financiare përmes keqpërdorimeve që lajmërohej.
  4. Nuk mbeti gjë pa u privatizuar e përvetësuar. E gjithë pasuria e shtetit kaloi në duar të një “elite” të caktuar.
  5. Të gjitha ndërmarrjet publike që një kohë ishin pasuria kryesore e shtetit, falimentuan po thuajse, ose nëse jo falimentim, atëherë shteti po investon në to!
  6. Aq shumë bre ka afera, sa që jo një vit qeverisës me i ndreq e riparuar të bërat e dëmshme që i janë shkaktuar shtetit, po as me i numëruar nuk mundemi për një vit. E leje ma me vjedh për një vit najsen!
  7. S’di çka ka mu vjedh ma? çfarë ka mbet të vidhet më. Nejse, nejse).

Përpjekja për të balancuar të tashmen me të kaluarën, me intencë barazimi se të gjithë janë hajna dhe të gjithë vjedhin, sepse rronë nën të njëjtën ombrellë, praktikisht dhe faktikisht është vërtetuar se nuk qëndron, dhe nuk është e vërtetë!

Gjeneralisimi i gjërave nuk shpien askund, përveç që i kryen punë matrapazëve!

Kishte thënë Lincoln se: “Kur bëjë mirë ndjehem mirë. Kur bëjë keq ndjehem keq”!

Prandaj kur bën keq nuk bën me i ndje mirë, por duhet me u ndje keq po porosit Lincoln, sepse dikush për vite të tëra i ka bë keq këtij vendi! ____
ESH
___________
publikime.com

By Emrush