• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Vendi ku çudirat vazhdojnë!

ByEmrush

May 28, 2022

Interesant!

Diqysh këtu gjërat kurrë s’po bëhen mjaftueshëm të tepruara!

Shpesh edhe po kalohet në ekstrem, saqë përnjëmend njerëzit po vijnë vërdallë në një pozicion për të menduar se çfarë dhe si duhet vepruar me ata që dëshirojnë ti zgjedhin si përfaqësues të tyre!

Me sa shihet, fuqia e pushtetit po bëhet dëshirë jetike për secilin që synon të dal në ballë qytetarëve te vendit!
E më pastaj, duke i shkelur të gjitha parimet e e vëra si tiketë për etikën e tyre!

“Çka është tepër, është tepër” kishte me thënë autori ku çuditërisht nuk më kujtohet shkruesi i fjalëve të urta e shumë domethënëse!

Vetëm se ne arrijmë të kujtojmë nëse jo autorin, atëherë kujtojmë pasazhin  e ardhur nga premtimet që dikujt dikur ju dukej mision i pamundur për tu plotësuar dhe vesh më autoritet!


Sot, do të mund të konsiderohet mungesë etike duke mos ju lënë asgjë përshtypje, vetëm se dikur shoshiteshin mundësitë për një fitore?

Se si dhe pse është një krijuar një rregull, që në vazhdimësi servilët dhe të pa meritorët, e personat që nuk kanë bërë asgjë për të fituar të shpërblehen, është pozicion që duket se nuk ka përgjigje?

Nejse!

Thoshte Tesla i ngratë: Nuk më intereson shumë që ideja ime është vjedhur … Më shumë më brengos që ata të mos kenë asgjë të tyren.

Në atë vend kur lartësohen servilet e injorantët, profesionistët dhe njerëzit e ndershëm nxjerrin biletën e ikjes!

Vend ku kurrë nuk ngopet nga çuditë!


____
ESH
___________
publikime.com

By Emrush