• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Investimet Amerikane dhe korrupsioni!

ByEmrush

May 21, 2022

Po bëhen disa ditë (më shumë se një javë) që është publikuar raporti i MCC-së, i cili tregon se Kosova ka humbur qindra milionë dollar në vitet 2016 e këndej për shkak të korrupsionit.

Praktikisht kjo gjë duket që askujt nuk i bien në sy, dhe për rrjedhojë të gjithë po mundohen ta anashkalojnë të heshtur këtë!

Kjo nuk do të kishte qenë shumë ndoshta e ndonjë rëndësie të veçantë sikur ata që kanë qeverisur të ndaleshin, dhe të mos akuzonin të tjerët për punën e lagur të tyre!

Pra, ti them sa nuk më ka thënë i bien kjo punë?

Po nënshkruhet, s’po nënshkruhet investimi me MCC, po humbin milionat, s’po humbin milionat, e ku paska qenë qëllimi?

Krejt të raporti që tashmë po e marrim vesh, që pse nuk janë bërë investime në vend, shkaku i lartë i korrupsionit!

Në 2015 Kosova e paska kaluar për herë të parë kartën e rezultateve të MCC-së pas shumë viteve të angazhimit, e duke dalë deri në 2015 krejt huq!

Qeveria e Kosovës duhej që kërkesat lidhur me zhvillimin dhe investimet ekonomike, ti përshtatej me programet e MCC-së.

Por nga 2016 këto gjëra stagnuan për faktin se raporti i MCC-së tregon se shkalla e lartë e korrupsionit ishte pengesë në indeksin dhe treguesin e investimeve të mëtutjeshme nga MCC përgjatë viteve 2016, 2017, 2018 e këndej.

Kosova aktualisht është në fazat e zbatimit të saj drejt pragut prej 49 milion dollarësh, programe të cilat janë të fokusuara në promovimin e energjisë së besueshme dhe mundësisë së qeverisjes transparente dhe të përgjegjshme!

Investime tjera nga nënshkrimi prej 230 milionësh nga MCC-ja, pritet përgjatë viteve të investohet në kontinuitet!

Normalisht nëse arrijmë ta stopojmë korrupsionin!

Se me ndal nuk po besoj shumë!

E me çrrënjos ma merr mendja që PO kysmet, hah! (këtu mu kesh pak)!

____
ESH
___________
publikime.com

[PS: MCC – Millennium Challenge Corporation. Alb: Sfidat e Mijëvjeçarit (Korporatat Amerikane).

By Emrush