• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Të dehesh me ujë!

ByEmrush

May 19, 2022

Ideale!

Ish ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni paska shpalosur një të vërtetë dhe një realitet që ngjet para syve tanë sot!

Shqiptari Sinan Hasani ka qenë president i Jugosllavisë. Shqiptari Petar Karagjorgjeviç ka qenë mbret i Serbisë. Shqiptari Françesko Krispi ka qenë kryeministër i Italisë. 36 shqiptarë kanë qenë kryeministra të Perandorisë Osmane. Shqiptari Jorgos Zografos ka qenë ministër i jashtëm i Greqisë.

Çfarë fitoi çështja kombëtare?

Nuk ka asnjë domethënie origjina etnike e një drejtuesi qeverie, por ka domethënie se kujt i shërben ai. Sepse nëse sot dy kryeministra shqiptarë, të cilët në vend që t’i kërkojnë Serbisë të njohë Kosovën si shtet, dalin dhe i kërkojnë Kosovës që të hyjë si provincë serbe në “Ballkanin e hapur”, kuptohet se ku e çojnë ujin.

Këtu ka marrë fund origjina shqiptare e tyre dhe ngrefosja etnike.

Sepse në “Ballkanin e hapur” serb, të tre kryeministrat shqiptarë do t’i drejtojë presidenti serb.

Ndaj të mburravecësh me origjinën etnike të tre kryeministrave shqiptarë në Ballkan donë të thotë të dehesh me ujë” (Sh.Murati).

Pra!

Nëse i referohemi insistimit të KM shqiptar në vazhdimësi mbi qëndrimin e tij për Ballkanin e Hapur duke e ditur saktë dhe drejt që plotësisht dëmtohet Kosova, e duke e ditur që Evropa në krye me Gjermaninë, e Amerika në anën tjetër të planetit nuk e kanë përkrahur, shtrohet pyetja si ka mundësi që KM shqiptar e vazhdon ketë agjendë?!

Si e parasheh KM i Shqipërisë që Kosova të përfshihet në këtë nismë, nëse Serbia nuk dëshiron ta trajton Kosovën të barabartë në tryezë, dhe rrjedhimisht ajo akoma e mban Kosovën në kushtetutën e saj Kosovën si pjesë të saj?!

Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur, prandaj veprimet e KM të Shqipërisë të rrisin kuriozitetin ta kuptosh se: si e mendon apo si funksionon përfshirja e Kosovës në këtë iniciativë!

Pse me aq agresivitet vazhdon ta shtyjë përpara këtë ide, e cila në fakt jo vetëm që kundërshtohet fuqishëm nga Kosova, por kjo tani më është bërë e ditur që as shtetet e mëdha nuk e mbështesin!

Disa procese ndoshta do të përshpejtoheshin përmes iniciativave që do të tregonin prezencë të barabartë të shteteve, dhe kjo do të ndihmonte që proceset demokratike të shteteve të Ballkanit të përshpejtohen duke qenë brenda proceseve, e jo jashtë tyre dhe me tendenca!

Serbia si anëtarë e denjë e Open Ballkan, krejtësisht do të ndryshoj nëse Rusia do të fiton terren të favorshëm në luftën me Ukrainën, nuk ka pyet hiq raportin me KM shqiptar.

E kundërta e kësaj serbët do të ulin veshët dhe do të behën kinse janë për një fqinjësi të mirë duke jetuar të qetë dhe pa pretendime!

Atëherë, nuk qëndron krejtësisht esenca të sasia, por të cilësia?

____
ESH
___________
publikime.com

By Emrush