Duket që KM i Kosovës paska hyrë në White House, dhe sipas zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë Adriene Watson ai është takuar më këshilltarin për siguri kombëtare Jake Sullivan.
Temat që janë preku, se pari falënderime për Shtetin e Kosovës për pritjen dhe strehimin e afganëve.
Agresionin Rus mbi Ukrainën dhe qëndrimin e Kosovës karshi këtij problemi, ofrimin e ndihmave humanitare për Ukrainën nga Kosova.
Vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë përkrah shteteve perëndimore.
Stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, dialogun mbështetës për lehtësimin e arritjes së një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Dhe!
Zëdhënësja e White House thotë se: Z.Sullivan përshëndeti planet e Kosovës për të kaluar nga varësia e saj nga thëngjilli i linjitit në energji më të pastër dhe më afatgjate!
Nejse!
Kjo në zhargonin tonë populist, nihilist dhe aventurist lakohet se e paskan shti brenda, dhe ja paskan ngreh veshët!
Edhe ja kanë njeh, tang, tang!
E çka i kishin thanë?
S’di çka i kanë thënë, veç ja kanë njeh, një nga një!
Hah!
____
ESH
___________
publikime.com