• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Si vazhdojnë të jepen lajmet në mediat tona!

ByEmrush

May 14, 2022

Interesant po bëhet!

  1. Në Serbi u hap fabrika e katërt e coca colës, në përurimin e saj morën pjesë presidenti i Serbisë Vuçic edhe Ambasadori Amerikan në Serbi Kristofer Hill.
  • Presidenti Serb Aleksandër Vuçic paralajmëron Kosovën të mos aplikojë për anëtarësim në këshillin e Evropës
  • Po ashtu presidenti Serb përmes një mediumi serb ka thënë se marrëveshja e Ëashingtonit u prish.
  • Disa marrëveshje që do të lehtësojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë priten të nënshkruhen gjatë muajit maj.
  • Lider opozitar Kosovar po qëndrojnë në Amerikë, ku kanë pasur takime të ndryshme nga agjenda e tyre në vizitë ShBA-ve.
  • Konjufca nuk mund ta konfirmoj aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
  • Në Bruksel u mbajt takimi i radhës së liderëve rajonal të ndërmjetësuar dhe me ftesë të përfaqësuesit të lartë Borrel, e pranishme edhe zonja Gërvalla.

Dheee!

Vazhdojmë pasi të marrim frymë thellë!

  • Zonja Osmani dhe zoti Kurti po vazhdojnë qëndrimin e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po vizitojnë shumë ndërmarrje private, respektivisht zonja Osmani ka vizituar edhe disa shtete të Amerikës latine, ku është pritur nga zyrtar të ndryshëm.
  • Lufta në Ukrainë dhe agresioni Rus!
  1. Rusia kërcënon Finlandën dhe Suedinë që të mos bashkohen me NATO-n, etj!

Atëherë leute!

Mund të kemi urrejtje personale, inate politike, mospërshtatje të agjendave, mospajtime të programeve e këso gjëra në pafundësi, por vetëm se besoj që etika gazetareske në këto raste ka rënë për toke!

Leje që si lajm krerët e shtetit janë të renditur në lajmet e 4-ta ose 5-ta në emisionet e lajmeve, por edhe më katastrofal është mënyra e prezantimit të tyre!

Pra, nuk thuhet Presidentja, kryeministri, krye parlamentari, ministrja e jashtme, por përbuzja dhe përqeshja publike e qëllimshme vazhdon ndaj udhëheqësve të shtetit.

Me krejta mundemi me u pajtua, s’ka ndonjë problem të theksuar, vetëm se me u krekos mbi atë se: mediat ishin pjesë e ndërtimit të shtetit dhe institucioneve të tij, e mos me i respektua ato që proklamojnë vet që i kanë arritur, nuk ecën!

Nuk shkon disi, ka diskrepancë në këtë mes!

Tani pak u habitem ne se si ka mundësi që indeksi i demokracisë dhe indeksi botëror i lirisë së shtypit ka regjistruar rritje në Kosovë në vitin 2021-2022!

Bile demokraci e shkuar saj!

Shihet!

Filan Filani, jo kryeministri apo presidentja i Republikës së shtetit!

Në vend që të jetë filani i një vendi fqinj, ai apostrofohet me presidenti.

E mira e demokracisë është se çdokush mund të flasë, por askush nuk është i detyruar të dëgjojë thotë Biagi, kështu që ata munden si të donë me vazhduar, vetëm se nuk po duket shumë etike, dhe për dritë të diellit po shihet që është patologji!

____
ESH
___________
publikime.com

By Emrush