• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Hyp se të vrava, zbrit se të vrava

ByEmrush

May 14, 2022

“Hyp se të vrava, zbrit se të vrava”!

Kështu ndër shqiptarë ka qenë si duket gjithmonë!

Asgjë nuk na bien taman!

Për 20 vite pothuajse bërtitma, kacafytje, sharje e piskama se s’ka investime të huaja në vend!

Mëzi e sjellim ndonjë investitor në Kosovë, e kur e gjejmë ngritemi në këmbë dhe protestojmë se nuk na duhen këto investime!

Apo e kuptojmë çfarë mesazhi jemi duke dhënë investitorëve potencial ndërkombëtar?

Investimeve të huaja milionëshe, po ju dalim në pritë, dhe po i fyejmë!

Në vend që ti mirëpresim, dhe të bëjmë trysni ndaj shtetit që të respektohen standardet bashkëkohore në ndërtimin e fabrikës së çimentos në Klinë, ne protestojmë kundër investuesit!

A e imagjinojmë dot, khu!

Kompania më e madhe Gjermane në botë për inxhinierinë, ndërtimin dhe shërbimin e impianteve nga çimento me përvojë 160 vjeçare në ketë fushë, po refuzohet nga qytetarët e Republikës së Kosovës!

Po de po!
Jo, ja!

Nuk shkon me zor!

____
ESH
___________
publikime.com

By Emrush