Kështu!
Përllogaritje normale, me të ardhurat në Kosovë!
Nëse nuk kemi të bëjmë me korrupsion, apo me hajni klasike nga shumë nën punës publik, punëtor që paguhen nga taksat e qytetarëve, atëherë me çfarë kemi të bëjmë?
Me krejt pak përllogaritje, shpejt arrijmë në një konkluzion!
Vijon:
4500 euro viti në një institucion arsimor privat për një fëmije të klasës së 8-të.
3500 euro viti në një institucion arsimor privat për një fëmijë të klasës së 5-të.
9500 euro viti në “Sheffield University” Universitet privat ndërkombëtar në Greqi.
Atëherë:
4500 euro
3500 euro
9500 euro
_________
17500 euro
17500 euro, vetëm shpenzimet e shkollimit, pra detyrimet për të vazhduar një fëmijë në atë institucion arsimor!
Bazuar në nevojat reale, të argumentuara që kërkohen kundrejt shpenzimeve të shtuara të shkollimit, llogaritja për shtesë dalin të jenë 30% të shumës së shkollimit.
Pra, 30% një fëmijë respektivisht një studenti llogaritet se i duhet mjete financiare për nevoja të shkollimit me për afërsi 30% (çantë, libra, fletore, udhëtim, transport, shpenzime të tjera).
4500 euro x 30% = 1350 euro
3500 euro x 30% = 1050 euro
9500 euro x 30% = 2850 euro
___________
5250 euro
17500 euro faturat obligative ndaj institucionit arsimor!
5250 euro shpenzimet shtesë për shkollim
_______
22750 euro në total shkollimi për 3 fëmijë!
22750 euro : 12 muaj = 1895 euro për një muaj duhen mjete financiare për të shkolluar 3 fëmijë në institucione arsimore private!
1895 euro në muaj duhen mjete financiare për të shkolluar vetëm fëmijët. Nëse këtu i shtojmë shpenzimet familjare.
Derivatet, interneti, uji, energjia elektrike, telefonat, llaptop, printer, letër për printer, numri i telefonit mujore, ushqimi, nevojat sanitare e të higjienës, atëherë lirshëm mund të themi se duhet edhe 500 euro së paku!
Dhe si rezultat i terë diskrepancë, që një mendje profesionale dhe e shëndosh nuk mund të paraqet përfundim logjik duke u bazuar në të ardhura të mangëta!
1895 euro shkollimi për fëmijë ishte, 500 euro shpenzimet familjare, pa kalkuluar me dal në mbrëmje kafiterive, apo restoranteve, dhe për vikend të mos flasim fare nëse duhet me udhëtuar diku brenda apo jashtë vendit, sepse në i llogarisim edhe ato, hëm!
1895 euro + 500 = 2395 euro shpenzime mujore.
350 euro vikendet jashtë vendit.
200 euro vikendet brenda vendit, zakonisht nëpër vila malore.
2945 euro duhet maksimum të jenë të ardhurat mujore për të kompletuar këtë ndjesi që ne e përshkruam këtu!
EPILOGU I KËSAJ!
Aq shumë personazhe ka në Kosovë, që bëjnë një jetë të këtillë, e që vazhdojnë të mbajnë pozita publike duke u paguar me taksat e qytetarëve, pra taksat tona!
Aq shumë ka të këtillë që bëjnë një jetë të kushtueshme, sa që për shkak të interesimit të madh, disa institucione arsimore private kishin filluar të praktikonin edhe provim pranues për nxënës!
Prapë se prapë paraja del të jetë ajo që ndikon jo vetëm në mirëqenien tuaj, por edhe të shtetit, sepse ky shkollimi i kuadrove nga jashtë që po kërkohen në vendin me aq ngulm, del të jetë shumë i kushtueshëm, e për shumicën e popullatës i papërballueshëm!
Të vjet të pyesësh arsyeshëm?
Si ka mundësi në kushte normale, të një jetë normale në Kosovë, më të ardhura nga taksat e qytetarëve të mbahet ky nivel kaq i lartë reputativ shoqëror e social?!
A e keni dëgjuar ndër shqiptar shpesh refrenin “do të bëhet mirë”?
Tani më në shtetin të cilin kontribuojmë në të gjithë, për dikën veçse është mirë, nuk ka nevojë për këtë refrenin fare 😉
E vërteta është e lashtë po aq sa njeriu, s’ ka vend për mëdyshje!
SEPSE:
Numrat dhe plumbi gjithmonë flasin të vërtetën!
____
ESH
___________
publikime.com