• Fri. Nov 22nd, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Shpenzimet, ekskursionet, shëtitjet, varfëria!

ByEmrush

May 7, 2022

Disi, më kujtohet disa muaj më parë kryeministri ynë kishte thënë që: Qytetarët e Kosovës shpenzojnë shumë se kanë para”.

Pra, në terma ekonomik, kjo përllogaritet më thjeshtë që qytetarët kanë para nëpër xhepa, shtëpi apo llogari bankare.

Kjo është sepse, se nëse ka rritje të shpenzimeve, nuk ka mundësi të rritet varfëria, e për pasojë nuk mund të rritet edhe konsumi, edhe të rritet skamja?

Shpenzimet e qytetarëve të Kosovës lehtë mund ti vërejmë kah do dhe kudo nëpër qytetet tona.

Sipas shënimeve zyrtare janë rritur të hyrat nga dogana, të hyrat nga ATK dhe tatimet tjera obliguese ndaj shtetit.

Atëherë rrjedhimisht nuk mund të flasim për rritjen e varfërisë, apo tkurrjen e shportës së qytetarit. Është një platformë kur tregon se, rritja e konsumit apo rritja e shpenzimeve nuk mund të shkojnë paralelisht, dhe nëse kemi këtë rritje të konsumit dhe të shpenzimeve, atëherë nuk është e mundur të rritet përgjithësisht varfëria e skamja.

Pra, njerëzit shpenzojnë vetëm sepse kanë të shpenzojnë.

Disa konkluzione që tregojnë se ka shpenzime më të mëdha sa që proklamohet në media!

  1. E para: Ka mjaftuar të shohim ditëve të fundit, dhe të bindemi si ishte një realitet përgjatë këtyre muajve të fundit që po ankohemi se ka ngritje të çmimeve, e ka rritje të varfërisë, e me theks të veçantë gjatë muajit të ramazanit.

Askund, po thuajse në asnjë restorant nuk ke mundur të darkosh nëse ke shkuar atje lirshëm, nëse nuk ke bërë më herët një rezervim, nuk ke mundur të vijsh në shprehje të ulësh e të darkosh me miq apo me familje.

Plotë, vende të mbushura plotësisht gjithandej. Rrugët, minimarketet, qendrat tregtare, kafiteritë, restorantet, vilat etj.

  • E dyta: ditëve të fundit mjafton të shohim rrjetet sociale që janë vërshuar nga pushimet dhe ekskursionet në Shqipëri, Mal të Zi, Strugë, Ohër e gjetiu.

Të gjitha institucionet e shtetit janë bërë pjesë e kësaj aventure të zakonshme tash e sa vite që po vazhdon.

Bile ka pas raste që as pandemia nuk i kishte ndalur shkollat, e personelin e shkollave, punonjës publik, punonjës qeveritar, shëndetësor, komunal etj.

Shumë analizë të thuktë më bë, prapë se prapë vjen në përfundim se: nuk është e mundshme të shpenzosh nëse nuk ke të shpenzosh. Andaj mund çfarëdo konkluzioni të bëjmë për fund, mirëpo esenca sërish vjen te një pikë!

Paraja, e ke e shpenzon, se ke nuk shpenzon. E ke shkon në ekskursion, nuk ke nuk shkon në ekskursion?

Kë paranë, bën qejf, nuk e ke atëherë mbyll vrimat që nuk janë të domosdoshme, ta zamë si: shkuarja në deti, shkuarja në vila malore, shkuarja në ekskursione, shkuarja në bankete, darka, dreka, etj.

Është formulë në proporcion, sa kë të hyra, do të kesh të dala, si thotë populli “qysh ke edhe harxhon”.

  • E treta: Një djali që punonte në një pompë derivatesh në një ditë prej vikendi, po ankohej shumë nga kolona të gjata të veturave që prisnin në rend të mbusheshin me karburant, sa i themi ne “a ka hyp benzina e nafta apo jo”?

“S’di vëlla, sen s’po merret vesh shton ai”?

Praktikisht kolonat në kryeqendër u pa sa të mëdha janë ditëve të kësaj pranvere!

Nëse para pandemisë dhe para rritjes së çmimeve kë arrit në vendin e punës për 25 minuta, tani më duhet të llogaritësh dyfishin e kësaj kohë, ose së paku 1 orë me herët!

EPILOGU!

Bazuar në këto rrjedha prej tre pikash që prekem më lartë, tregon që njerëzit po shpenzojnë, sepse kanë!

Të shpenzosh, dhe të thuash eshët rritur varfëria është kundërthënie logjike. Por ka edhe një arsye tjetër pse njerëzit shpenzojnë.

Njerëzit nuk shpenzojnë vetëm se thjesht kanë, por njerëzit shpenzojnë kur besojnë që do të vazhdojnë të kenë. Përndryshe nuk shpenzojnë.

Dhe ky do të mund të ishte edhe njëfarë lloj le të themi definicioni i shpresës në kuptimin e saj në ekonominë e tregut”, është e vertetuar tani më kjo.

  • Story!

Një prind tregonte se kishte vendosur një kuti mbledhëse të parave në shtëpi, dhe ditë prej ditësh fuste në të monedha, më shumë hekura, por ndonjëherë edhe para të letrës!

Fëmijët e tij morën leje nga babai, dhe filluan të merrnin kohë pas kohe!

Babai fuste të hollat aty, fëmijët merrnin për nevojat e tyre ditore!

Deri sa një ditë filluar fëmijët të marrin më shumë se që fuste babai të holla në kutinë e kursimeve.

Kursimet ditore të babait një ditë prek fundit, dhe fëmijët morë një ditë hapën dhe nuk gjetën asgjë në kutinë e kursimeve të babait.

“Babi, nuk kishte të holla të kutia e kursimeve”, shkuan dhe po i ankohen babait.

Ai po i pyet “e keni derdhur ndonjëherë aty të holla?

Hëm. Jo, u përgjigjen fëmijët?

Atëherë e shihni ju ktheu ai, “duhet me pas për më shpenzua”!

____
ESH
___________
publikime.com

By Emrush