Tërheqja e Trustit, apo parave të qytetarëve që kontribuojnë në fondin pensional, shikuar nga këndi ekonomik duket një uverturë që nuk zgjidh probleme, dhe njëkohësisht as nuk ndihmon zbutjen e gjendjes sociale te shtresa e mesme dhe e ultë e qytetarëve.
Prandaj të pranosh që të tërheqësh paratë nga trusti, mund të konsiderohet edhe injorancë e mos njohuri ekonomike afatgjate!
Për më shumë se 105 mijë qytetarë kanë në Trust më pak se 100 euro, e që në rastin konkret nëse tërhiqen 30% do të marrin 1 deri në 30 euro. Dhe kjo duket që edhe më shumë do të rendonte gjendjen edhe të qytetarëve edhe të vet Trustit apo fondit pensional kosovar.
Tërheqja e 30% nga fondi i kursimeve kryesisht do të përfitonin disa qytetarë që kanë të hyra të larta nga pagat e dikastereve të caktuara, dhe kjo do të interferonte në trashjen e buxhetit të disa individwve, duke ulur vlerën e Trustit në mënyrë të padrejtë.
Atëherë!
Ideja dhe futja në zbatim e pakos përmes ndihmave sociale me nga 100 euro për secilin punonjës, ishte zgjidhje solide kohore, që do të prekte më një shumë të hollash shtresën që edhe ashtu është me fragjile dhe me vështirësi sociale në familje.
Praktikisht ideja e tërheqjes së kursimeve pensionale nuk është veprim që mund të arsyetohet, sepse duke u bazuar në barometrat ekonomik të zhvillimit të vendit, tërheqja do të dëmtonte kontribut paguesit dhe shtetin po ashtu!
Edhe pse mendohet që tërheqja e kursimeve pensionale është alternativë e cila mund të zbusë gjendjen e rënduar ekonomike dhe sociale të disa qytetarëve, kjo nuk e determinon që do të prek shtresën që ka nevojë më së shumti!
Njejtë si tërheqja e Trustit, apo ndihma prej 100 eurove e pakos së qeverisë, nuk e prek një shtresë tejet të madhe të popullatës?
Rritja e çmimeve që ka kapluar tregjet botërore, si pasojë e agresionit Rus ndaj Ukrainës, është një alibi i fortë që shtetet me GDP të ultë do të dëmtohen tej mase.
Inflacioni ka shënuar një rritje të theksuar nga 0.7% sa ishte në 7.5%, dhe kjo ngadalëson dhe vështirëson gjendjen ekonomike, sado që duket se ne kemi rritje ekonomike.
Ose në fakt kemi për ligjshmëri të regjistrimit të fuqisë punëtore, se sa që ka rritje reale të numrave të të punësimit!
Paramendojeni ata që kanë në llogarinë pensionale mbi 30 mijë euro, me 30% do të arrinin shumë e tërhequr prej 9 mijë eurove?
Nuk duhet krijuar një kanal që sa herë që ka shteti ka probleme financiare të synohet dhe të shihet ana “grabitëse” e tërheqjes së kursimeve pensionale, Trust.
Ne duhet të shohim sa kemi bazën materiale të moshës që kontribuojnë në fondin pensional, nëse jemi në disproporcion me bazën që më shumë arrijnë të marrim nga fondi se ta investojmë aty, atëherë është problem tejet shqetësues?
Fondi i kursimeve pensionale në Kosovës llogaritë në mbi 700 mijë kontribut pagues, e cila në vlerën monetare kap shifrën prej 2.3 miliard eurove.
Prandaj problem qëndron diku tjetër!
Të shohim!
E meta e akumulimit të mjeteve financiare nga qytetarët e Kosovës ishte dashur apo duhet të kishte një zgjidhje tjetër, krahasuar me atë mënyrë se si funksionon sot. Aktualisht 78% e mjeteve të fondin pensionale janë të investuara në tregjet financiare ndërkombëtare, gjë që jemi dëshmitarë se si janë zhvendosur dhe kanë lëvizur deri më tani më tregjet financiare, ku në të shumtën kanë rënie.
Nga kjo 22% e këtyre mjeteve janë të investuara në Kosovë. Praktikisht, mjetet financiare e kursimeve pensionale akoma vazhdojmë ti shohim investimet në bursa dhe tregje të ndryshme ndërkombëtare si një siguri dhe përfitim më i madh, se sa ti rrisin investimet në vend.
Kjo duket një absurditet i llojit ekonomik, mirëpo ndoshta akoma janë interesa i dikujt që përfitimet të jenë më të mëdha dhe më të shpejta.
Por kjo shpesh herë mund të kthehet edhe si bumerang, në vend të përfitimeve, të vjen në llogari shënimi me humbjet nga tregjet financiare!
Të gjithë të punësuarit sipas ligjit në Kosovë do të kontribuojnë në Trust me 10% ku 5% janë nga punëdhënësi, 5% nga punëmarrësi.
Nga fondi pensional nëse do të lejohej tërheqja e 30% atëherë ky fond do të duhet të shpërndante të kontribut paguesit mbi 690 milion euro!
Gjë do të duhet menduar më mirë kjo gjë. A do të rritej mirëqenia e qytetarëve, nëse ju epen kesh para, apo ti kthejnë ato në uljen e inflacionit, përballimit dhe parandalimit të rritjes së çmimeve, subvencionimin e bizneseve, si dhe rritjen e investimeve kapitale!
Mbi 40% e qytetarëve që do ti tërhiqnin mjetet financiare nga Trusti sipas GAP-it do të dërgonin këto mjete në llogarinë e kursimeve!
Mirë thotë FMN se, tërheqja zvogëlon pensionet e ardhshme dhe kufizon madhësinë e tregut të brendshëm të kapitalit, i cili ka qenë burim esencial i financimit të buxhetit.
Nëse mendojmë për të ardhmen, është një gabim strategjik tërheqja e mjeteve nga fondi pensional i Kosovës!
Shtresa e mesme dhe e ulët nuk përfiton asgjë, sërish kompanitë që kishin përfituar edhe me herët, do të përfitojnë prapë!
Një qëndrim racional do të ishte ekuivalent me situatën ekonomike dhe sociale.
____
ESH
___________
publikime.com
Photo: REL