A mund të kthehemi në kohë, dhe të ngjallim imagjinatën për të përkujtuar vitin 1998/99!
Cila ishte frika jonë?
Cila ishte kërkesa jonë!
Cila do të ishte lutja?!
Amerikë, NATO, sërish Amerikë?
22 vite pas luftës, në kohë paqeje ku secili mund të ushtrojmë besimin, lirinë dhe ëndrrën tonë të lirë e të papenguar, lutjet dhe falënderimet e bëjmë kështu!
Në një iftar të shtruar për më shumë se 1 mijë veta, të transmetuar përmes televizioneve dhe mediave?
“Dua të theksoj dhe të falënderoj Shoqatën e Katarit, përmes saj të falënderojmë popullin e Katarit, qeverinë e Katarit për kontributin e tyre, dhe ndihmën e vazhdueshme të ofruar popullit tonë në kohët më të vështira, gjatë luftës, pas luftës, dhe deri tani në ndihmat e ndryshme në sferat të ndryshme që ofrojnë.
Në shenjë respekti ndaj popullit të Kosovës, Shoqata Katar bamirëse dhe mike e Kosovës do të organizoj iftare nëpër krejt Kosovën.
Lusim të madhin zot ti shpërblej Katarin e popullin e tij për tërë kontributin e dhënë me herët dhe tani për popullin e Kosovës.
Ev!
Si duhej të ishte!
Amerikë, të falënderojmë për mundësinë që na ke dhënë që ne sot të jemi të lirë, të festojmë të lirë, të hajmë e të pijmë të lirë!
Të shëtisim të lirë, të ecim të lirë, të shkruajmë të lirë!
Amerikë të falënderojmë për mundësinë që na ke dhuruar të shkruajmë të lirë, të flasim të lirë, dhe të fyejmë të lirë!
Amerikë të falënderojmë për mundësinë që na ke dhënë të jemi mosmirënjohës!
Faleminderit Amerikë që na ruan edhe sot, kujdesesh për sigurinë tonë edhe kur flemë, kur hajmë e kur fjalosemi e përlahemi njëri me tjetrin!
Lutu na për Katarin, e falëndero na Katarin dhe popullin e saj!
Kurse edhe Katarin Amerika duke e ruajtur, njejtë si NE!
Kah po shkon ky popull mor jahoo?
____
ESH
___________
publikime.com