Kosova dhe qeveria e saj do të ishte mirë që të shfrytëzoj një mënyrë të mirë fitimprurëse, që nuk duket se është menduar apo prekur nga asnjë qeveri më herët!
Nisja e bisedimeve me Universitetet me renome në botë dhe sjellja e përfaqësive apo hapjen e filialeve të universiteteve siç janë: Yale University, University of Cambridge, University of Chicago, Harvard University, University of Oxford, McGill University, KIT e të tilla Universitete që do të rrisnin reputacionin e Kosovës, dhe po ashtu do të ishte një konkurrencë e mirë e cila njëkohësisht do të shpinte drejt një cilësie të lartë arsimore dhe akademike.
Besoj që nga shumë të tilla Universitete do të pranonin të vijnë në rajon, duke e ditur se nuk ka, dhe intenca është që disa nga to do të pranin të vënin bazat në Kosovë, kështu që vendi ynë do të ishte njëra ndër vendet në rajon e cila do të mbledhtë shumë student në këto universitete.
Të përkujtojmë se përveç ngritjes së reputacionit kundrejt shteteve në rajon, kjo formë do të ishte edhe shumë profitabile dhe do të kishte një impakt pozitiv në ekonominë e vendit, për shkakun e ardhjes dhe banimit të studentëve, familjarëve të tyre e kështu me radhë!
Sipas statistikave 1.6 deri ne 1.8 miliard dollar hyjnë në buxhetin e shtetit Amerikan nga pagesat për kolegje dhe universitete, e cila në gjuhën ekonomike thirret Self Generated Found!
Thjeshtë!
Duhet me hy në konkurrencë, për të njohur cilësitë tona pastaj!
S’ më kujtohet kush kishte thënë që, mjaft diplomuam a fillojmë të mësojmë pak tashti!
Gjithçka lidhet nga dhe për shtetin!
____
ESH
___________
publikime.com