Më dhënë një opinion për një temë të caktuar që prek realitetin, nuk është as vendim, e as nuk lëndon askënd, është thjeshtë opinion që nuk determinon mendimin e shumicës, e rrjedhimisht nuk është as obligim apo detyrim ligjor. Krejtësisht është shprehje e një mendimi të lirë dhe individual.
Pra!
Nuk duhet me pas vetëm njohuri për me shkrua, duhet me pas edhe dashuri, intuitë, pasion. Duhet të njohësh kronologjitë e ngjarjeve, të kesh pak background, disa vite që ke qenë rrjedhë e proceseve të ndryshme, shkollim normal dhe qe besa edhe të kesh kohë pak.
Sepse me shkrua mirë, ose me shkrua keq nuk është aspak e njëjtë, sikur me shkrua DREJT.
Çdo shkresë që vjen përmes fakteve të pacenuara, dhe realitetit të pamohueshëm, përkufizon një mendim i cili nuk është i shtrembëruar, tendencioz e as i ndikuar nga asnjë sferë, qoftë ajo interes personal, pasurim individual, interes politik, interes grupor e klanor, etj.
Shfaqja e mendimit duhet të akceptohet si një vlerë, ku një shtresë e caktuar që targetohet të mësoj nga ajo.
Përveç që shkresat lexohen, ato duhet të kuptohen, që më pas të mund të shpjegohen.
Pra!
Nuk është e tëra te leximi!
Regani thoshte: “Një komunist është ai që e ka lexuar Marksin dhe Leninin.
Kurse një antikomunist i përbetuar është ai që e ka kuptuar Marksin dhe Leninin”.
Prandaj, nuk është mençuri të vazhdohet të gjykohen njerëzit në bazë të leximit e shfletimit nëpër internet, e duke krijuar pastaj perceptim negativ pa pasur njohuri të afërta fare për subjektin.
Bazuar mbi ketë legjenda thotë se kush mbjellë të mira, korrë falënderime, dhe kjo duket që nuk qëndron më.
Nejse!
Është një gjë që as nuk shkruhet, as nuk shqiptohet, e as nuk flitet…
Ajo është BUZËQESHJA, fjalë e bukur pa shkronja.
Atëherë pra buzëqeshni, sa më shumë buzëqeshni. Edhe do të ndjeheni më mirë, edhe do ti pëlcisni nga inati kundërshtarët dhe armiqtë!
Mos i paragjykoni njerëzit, është shkrirje e ndjenjave, është shkatërrim për shpirtin! Pamja mashtron!
____
ESH
____________
publikime.com