Ne duhet të ndjejmë keqardhje për viktimat e pafajshme që humbin jetën në luftën e Ukrainës si pasojë e agresionit Rus.
Bile duhet edhe ti dënojmë ato, duke u rreshtuar përkrah botës demokratike si një mekanizëm që do ti bënte ballë forcës Ruse, edhe pse deri më tani nuk është parë që Rusët janë dorëzuar përball sanksioneve perëndimore, apo rezistencës Ukrainase.
Por!
Një gjë çfarë nuk u duhet shqiptarëve në këto momente është ajo që pavetëdijshëm mundohen ti paraqesin vrasjet e njerëzve atje të ngjashme me vrasjet e civilëve shqiptarë në luftën e Kosovës.
Asnjë relevancë nuk mund te ngrihet si ekuivalentë mbi humbjet në njerëz që kanë ndodh në luftën për çlirim e Kosovës me atë të Ukrainës!
Ne jemi dëshmitarë që posa të fillon muaji Mars numërojmë me qindra masakra të ndodhura përgjatë luftës, që krerët e shtetit dhe familjarët përkujtojnë të rënët dhe të masakruarit nga forcat militare dhe paramilitare serbe.
- Masakra e Izbicës
- Masakra e Gjakovës
- Masakra e Burgut të Dubravës
- Masakra e Kleçkës
- Masakra e Korishës
- Masakra e Krushës së Madhe
- Masakra e Mejës
- Masakra e Qyshkut
- Masakra e Reçakut
- Maskra e Studimës
- Maskra e Qyqvicës
- Maskra e Bellacërkës
- Maskra e Llashticës
E lista e masakrave serbe të kryera mbi shqiptarët zgjatë në pafundësi me njerëz të vrarë, të përdhunuar të dëbuar vetëm e vetëm pse i përkisnin një etnie tjetër….
Rruga e lirisë së Kosovës hapet pikërisht nga gjaku i këtyre viktimave të pafajshme, që ranë si rrjedhojë e barbarisë çetnike serbe. Dhe bazuar mbi këto viktima serbët u akuzuan për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.
Vrasjet, përdhunimet, masakrimet, djegiet e kufomave, zhdukja e qytetarëve janë argumente të forta që lufta e Kosovës pagoi me çmimin më të lartë lirinë e saj.
Dhe asgjë, absolutisht asgjë të përbashkët nuk kemi me luftën e Ukrainës.
Prandaj, duhet me ndje keqardhje aq sa na takon, e jo me u munduar me dal përtej kufijve të realitetit.
Mos u mërzit ma shumë se ata vet dyqysh i bien kjo punë?
____
ESH
___________
publikime.com