• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Korniza e shtetit dhe rendi shoqëror

ByEmrush

Apr 7, 2022

Në Kosovë tash e sa kohë ka një trysni publike që vazhdon të behët duke u munduar që bindjet personale të imponojnë si bindje shoqërore, ku bindja çfarëdo forme qoftë ajo, nuk akceptohet si diçka individuale, por mundohet të shitet si interes publik.

Praktikisht, nga bindja personale që e krijon si elozhe në intuitën e vet si mënyrë jetese, mundohet ta nxjerr jashtë kësaj konture, për të promovuar pastaj si rend shoqëror.

Në një shtet demokratik, laik dhe ligjor praktikat nënshtruese ndaj ligjit duhet të funksionojnë në të gjitha poret e zhvillimeve në një vend që korniza ligjore është kushtetuta, dhe që kjo formë determinon organizimin qytetar si mënyrë jetese.

Është morbide për një shoqëri e për një shtet kur njerëzit krejtësisht në mënyrë publike përfaqësojnë interesa të caktuara të doktrinave dhe agjendave që bien ndesh direkt me interesat kombëtare, dhe shtetërore.

E në anën tjetër, shteti vazhdon të qëndroj stoik ndaj dukurive të tilla si një spektator i disiplinuar!?

Thoshte akademik Mehmet Halimi “Korniza e një kombi është shteti. Shteti, atdheu, brenda tij janë pastaj kultura, feja, doket, zakonet, besimi, gjaku, gjuha, trualli, bindja historia, veshmbathja etj. Elementet kombëtare janë dobësua, e janë sforcua elementet fetare, kjo është një humbje sepse po tkurret territori i të folmeve të gjuhës shqipe”.

Paramendo bota po flet mbi inteligjencën artificiale, e për mundësin e space x ose vizitë në hapësirë!

E ne akoma jetojmë me mentalitetin e mesjetës!?

____
ESH
___________
publikime.com

By Emrush