Duket që gjithçka po vjen në vendin e vet!
Vetëm nëse dikush ka mëndu që katrahurën që e ka lënë kur kanë ikur nga pushteti se të tjerët do të shkojnë gjurmëve të tyre, sot pas një viti qeverisje mund ti themi lirisht se keni qenë plotësisht GABIM.
Pastaj shuma të mëdha financiare që do të duhen për të vërë bazën për komponenta tjera që i duhen instalimeve në stacione, nën stacione, shpërndarja e gypave, infrastruktura lëvizëse, qëndrueshmëria, kthimi në gjendjen e lëngshme nga i ngurtë, etj etj.!
Larg jemi me sa duket akoma, por si zakonisht, në Kosovë po vazhdohet me projekte “ad hoc”.
Edhe pse ky projekt do të merr vite për tu shtrirë mirë dhe me efektshmëri, e rëndësishme është se, ata që kishin menduar të përfitonin nga rruga e gazit Amerikan deri të vjen në Kosovë, ishte këputë!
Nejse!
Pa eufori, e pa ejakulime e vet dëshira. Me profesionalizëm, njerëz intelektual e që gjykojnë ftohtë dhe në të mirë mirëqenies së përgjithshme shtetërore, gjërat do të vijnë në binar!
Ne akoma i kemi shtyllat elektrike (banderrat) në çdo 20 metra, me një numër të pakufizuar të kabllove që qëndrojnë si rrjeta nëpër qytete, po mendojmë ti ngrohim qytetet me gaz përmes sistemit “bode heizung”.
E ardhmja jonë!
Do të bëhet mirë dikur, nëse për fatin tonë nuk e lëshon bombën Putini!
____
ESH
____________
publikime.com