• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Drejt kolapsit shëndetësor!

ByEmrush

Mar 17, 2022

Ky është rasti apo forma që do të duhej të tregohet se vërtetë qeveritë janë në shërbim të qytetarëve do të tregohet në këto raste.

Pra!

Për këtë gjë në ketë vend flitet tash e 22 vite. Nuk mund të shërohesh po nuk pate para, të njohshëm apo që nuk ke lidhje me politikën!

Nëse njerëzit po ikin nga ky vend, janë tre segmente që i detyrojnë të ikin!

  1. Shëndetësia
  2. Arsimi
  3. Siguria

Praktikisht edhe pse je taksapagues i këtij shteti, je banor rezident den baba den i këtij shteti, për një protez në gju do të presësh mbi 4 vite.

Duhet të shkosh të kryesh kontrollin, dhe pastaj do të futesh në një listë ku pritja do të jetë fundi i shëndetit dhe jetës suaj!

Imagjinojeni për një operacion në zemër, spitali e kishte thirr një klient në numrin e telefonit që e kishte lënë, duke i thënë që mundesh me ardh nga java që vjen sepse ke ardh në rend.

Fatkeqësisht, në telefon ishte përgjigjur një familjare i atij pacienti, dhe ja kishte konfirmuar në telefon që pacienti kishte vdekur para 6 muajve?

Kjo pothuajse ndodh në secilën lëmi shëndetësore, në secilën sferë!

Për këtë arsye shumë qeveri kanë ardhur me premtimin e realizmit të sigurimit shëndetësor, dhe asnjërën qeverisje nuk është realizuar!

Dhe për krejt realizimin e sigurimit shëndetësor, nuk duhet më shumë se një vullnet, dhe një nënshkrim!

Sepse, nëse realizohet premtimi elektoral prej 7 eurove në muaj me nda për sigurimin shëndetësor, atëherë nuk besoj që askush e kish refuzuar!

Por, ku çalon problemi?

Kush e pengon realizimin e sigurimit shëndetësor?

  1. Mjekësia private!
  2. Sigurimet shëndetësorë!
  3. Mjekët që mbajnë një këmbë në mjekësinë private, një në mjekësinë publike!
  4. Politika?

Përderisa lojërat e mëdha politike janë futur në shëndetin e njerëzve, pritjet e gjata të qytetarëve për nevoja të veçanta shëndetësore do të vazhdojnë të jenë mortalitet për një pjesë të madhe të qytetarëve që tashmë vuajnë nga sëmundjet që nuk preson afat kohor!

Paramendojeni njerëz!


Një kufi në perëndim nuk mund ta kalofsh me qenin, apo kafshën tuaj nëse nuk e keni sigurimin shëndetësor, te ne njerëzit nuk kanë sigurim!


Kurse jemi në shekullin 21!

Dhe ne pastaj presim liberalizim të vizave?

Ani, plus kësaj në mbajmë veten si pjesë të Bashkimit Evropian, e pjesë e botës demokratike!

Kishte thënë Konica: Asgjë nuk e ftoh më shumë shqiptarët se t’u thuash që kanë të bëjnë me një copë injoranti që i drejton”.

Sot, nuk duket që ne kemi të bëjmë me injorantë që na udhëheqin!

____
ESH

___________

publikime.com

By Emrush