• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Institucioni më i besueshëm në Kosovë

ByEmrush

Mar 14, 2022

Institucionet me besueshmërinë më të lartë në vend radhiten Ushtria e Kosovës, e pasuar nga Policia, dhe presidenca e treta sipas radhitjes nga një sondazh i bërë nga “kosdata”.

Praktikisht, organet e sigurisë kanë rritur nivelin e përqindjes të qytetarët, dhe kjo vjen, duket si rrjedhojë e luftës në Ukrainë si pasojë e agresionit Rus.

Pra!

Frika është ajo që shqiptarëve po ju ndërron përcepcionin publik të besueshmërisë. Po kalojnë nga besueshmëria që kishin ndaj personave të caktuar publik, drejt atyre ushtarake dhe të sigurisë?

Tash me mundur veç edhe produktet serbe mos me i ble, atëherë besoj që do të jemi në vijë të mirë atdhetare!

Duke blerë produktet serbe, në po forcojmë forcat e armikut tonë, dhe pastaj po kthehemi dhe po kërkojmë nga FSK dhe Policia me na mbrojt!

Kjo formë e tillë e sjelljes sonë thirret hipokrizi.

Le të sjellin sa donë bizneset produkte serbe në Kosovë, ti thjeshte mos e BLEJ.

Hiç, bash hiç mos e blej!

Nga 60 milion euro sa ishte buxheti i ushtrisë sonë, sivjet ka kalua ne 100 milion, dhe shpresojmë që edhe fondi për ndihmë Ushtrisë të arrijë 100 milion do të bëhen 200 milion investime në mbrojtjen e vendit tonë nga armiku ynë i përhershëm, Serbia.

Sikur për çdo vit të ishte rritur buxheti ushtarak prej 40 milionëve për 10 vite me radhë. Sot buxheti i ushtrisë do të ishte 460 milion euro!

Dhe në ndërkohë Serbia buxhetin e saj ushtarak për vitin 2022 e ka rrit në mbi 1 miliard euro.

____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush