A e mbajmë mend kur para disa ditëve kërkuar që udhëheqësit tanë duhet të kenë këshilltarë të mirë afër vetit në këto çaste që po kalon bota.
Një udhëheqës i mirë duhet të ketë këshilltar profesional afër vetit na të sferat kryesore: ekonomist, jurist, inxhinier, politolog, njohës të problemeve botërore, njohës të fushave komplekse politike, diplomatë etj.
Nëse është nevoja edhe me pagua ndonjë nga jashtë, edhe pse mendoj që ka mjaftueshëm edhe brenda Kosovës, vetëm se duhet me pas vullnet me i ofruar afërt vetit.
Edhe çka është më kryesorja, me ndal praktikën “se unë i di të gjitha”, nuk bën të vazhdohet dhe të luhet roli i të gjithëdijshmit, sepse nuk ka këso kapacitete në krijesën e quajtur njeri.
Ukraina kemi thënë edhe më herët, që ka qëndrim armiqësor kundrejt vendit tonë, këtë ditë e më shumë po e shpreh ambasadori i saj në Beograd.
Pra, serbët rreshtohet publikisht krah Rusisë, mbajnë protesta në solidarizim me pushtimin e Rusisë ndaj Ukrainës.
Ukraina me gjithë që ka mundësinë me vetëm përmes një nënshkrimi të njoh pavarësinë e Kosovës, ajo nuk e bën këtë!
Një nënshkrim në një flet prej 4-5 rreshtave nga presidenti i Ukrainës, edhe pastaj ne mund të bërtasim për Ukrainën, dhe mund edhe të dalim në protesta për të përkrah Ukrainën ndaj agresionit Rus.
Ama, jo!
Te në po vazhdon dhe po dominon vet elozheja, stili narcistik dhe vetëkënaqësia!
Unë e di këtë, unë e di atë.
Unë e njoh këtë problem, unë kam njohuri për këto zhvillime.
Unë, unë, unë!
A fillojmë pak me NE, se sa i përket vetës së parë me “unë” tani më e kuptuam ku na shpien ky qëndrim.
____
ESH
____________
publikime.com