• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Këshilltarët e mençur të domosdoshëm

ByEmrush

Mar 10, 2022

Një këshilltar i mirë në këto momente duhet ti ndihmon udhëheqësve tanë, në këtë rast presidentes se nuk është ide e qëlluar duke u ekspozuar shumë kundrejt luftës në Ukrainë si pasojë e invadimit Rus.

E aq më pak krerët më të lartë të një shteti të shihen nëpër rrugë duke protestuar në përkrahje të Ukrainës.

Kjo është një luftë me përmasa më të mëdha botërore, dhe si rrjedhojë e kësaj rreshtimi përkrah botës demokratike konsiderojmë se është i mjaftueshëm!

Kosovarët nuk duhet as të duken dhe të shfaqin qëndrimet e tyre të ashpra as kanaleve diplomatike.

Qëndrimi i institucioneve tona duhet të vazhdoj në “low level” dhe nuk ka nevojë të shihet botërisht se për kënd dhe nga cila anë janë.

Ukraina me gjithë që ka mundësinë me vetëm përmes një nënshkrimi të njoh pavarësinë e Kosovës, ajo nuk e bën këtë!

Edhe pse ajo para disa ditëve në këso kushte lufte, aplikuan për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Për njohjen e Kosovës duhet vetëm një nënshkrim në një letër prej 6 rreshtave!

Është imanentë e kohës dhe qëndrueshmërisë së vendit tonë, luftërat dhe konfliktet nëpër botë të merren më ftohësi, dhe mençuri.

Kur ka mundësi konfliktet dhe luftërat të zhvendosën nëpër vende tjera nëpër botë, pse në duhet të jemi fokusi kryesor nëpër lajme të ndryshme të botës, dhe shi për këtë në vazhdimësi krerët pushtues Rus, e nxënë nëpër gojë Kosovën.

Thuajse nuk ekzistojnë interesa dhe vende tjera nëpër botë, e krejt janë përqendruar në Republikë e Kosovës.

Lufta në Jugosllavi shqiptarëve ju është dashtë me ju dhënë mend mjaftueshëm.

E imagjinoni dot se sikur me shpërbërjen e Jugosllavisë të fillonte lufta së pari në Kosovë!?

Prandaj!

Një këshilltar i mirë, një njohës i mirë i politikave rajonale e botërore, një këshilltar që i njeh problemet botërore në këto momente ju kish dashur shumë udhëheqësve tanë!

Ai është alfa dhe omega!

Kujdes!

____

ESH

____________

publikime.com

By Emrush