Komandanti i ushtrisë Amerikane qan kur përmendet Kosova.
A mundet ta parafytyroni këtë gjë?
Vjen në Kosovë, qëndron 9 muaj, dhe asgjë nuk shpenzon nga vendi ynë, hiç bash asgjë!?
Të gjitha i kanë nga shpenzimet e shtetit dhe taksapaguesve Amerikan.
As nuk ka banim, as pagë mujore, as ujë, as ushqim, as transport, as rrymë, hiç bash asgjë nuk merr nga shteti i Kosovës ky komandant! Dhe prapë e shohim para ekraneve ne kur flet mbi përfundimin e tij të misionit, dhe zhvendosjen nga Kosova, dhe gjendja e emocionale e tij tregon se çfarë e lidhë komandantin për një vend qe nuk e ka as farë, as fis, as gjak, as etni!
E ka vetëm lidhjen emocionale dhe te ndjenjës.
E ka miqësinë qe shpirti ti e gjen te një popull siç jemi ne!
E këta politikanet e komandantët tanë çfarë bëjnë për vendin e tyre?
A qajnë kështu!
Jo!
A e donë?
Jo!
E çfarë bëjnë pra?
E vjedhin, e zhvatin, i përvetësojnë të mirat publike dhe e personalizojnë!
Përfitojnë aq shumë, e gjithnjë duke u thirrë në të kaluarën e tyre.
Kur përfundon ky përfitim?
Kurrë…
Nuk janë si Amerikanet me u ndërrua për 9 muaj!?
Po si te vijnë njëherë në krye, ma veç e lumja perëndi nëse i largon, se vet mu largu kurrë jo!
Amerikanët për 9 muaj shërbim ndaj qytetarëve të Kosovës lidhen aq shumë emocionalisht sa që edhe në fjalimet e tyre lamtumirëse qajnë.
Për kënd qajnë?
Pse qajnë?
Çfarë njerëz morë edhe këta Amerikanët, si nuk marrin mësim këta nga tanët!
Që këtë vend më shumë dëshirojnë ta prishin e ta shkatërrojnë nëse nuk ju shkon përshtati, se sa që dëshirojnë ta shohin duke lulëzuar e duke u rritur!
Kështu kishte thënë një ditë një ndër komandantët: “nëse nuk jam unë ishalla krejt fundoset”!
Ani, ani?
Tipike shqiptare!
Me mua fillon gjithçka. Me mua përfundon gjithçka
____
ESH
____________
publikime.com