• Sat. Nov 23rd, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Kosova në rrugë të përshpejtuar drejt BE-së

ByEmrush

Mar 2, 2022

Duket që Bashkimi Evropian po lëviz më shpejt se që ishte pritur, apo se që kishte lëvizur kundrejt shqiptarëve tash e 20 vite.

Kjo vjen si trysni e ShBA-ve, duke parë zhvillimet e fundit që po ndodhin si rrjedhojë e agresionit Rus ndaj Ukrainës.

Shtetet që u rreshtuan për të bllokuar Rusinë në njërën anë, ato që po solidarizohen më agresionit Rus në anën tjetër. Për fatin e keq të fqinjësisë sonë, Serbët dhe Serbia u rreshtua përkrah Rusisë, dhe kundër botës demokratike. Ajo zbuloi tashmë fytyrën e vërtetë të saj, që duket se Evropianët nuk e kishin kuptuar hipokrizinë e Serbisë.

Dhe se ata nuk ishin, nuk janë Evropianë, e as që kanë me qenë ndonjëherë!

Sot, lufta e fundit në Evropë del të jetë kjo, e për rrjedhojë të kësaj, fqinjësia e mirë do të promovohet edhe më tej nga BE-ja drejt Ballkanit dhe trojeve ku jetojmë ne si duket.

Porse tash loja do të luhet me rregulla tjera, serbët do të ngelin të njëjtit, dhe me aleatin e njejtë.

Ky është fati ynë i mirë, ndarja e sferave të interesit global.

Ukraina, Bosnja, Kosova janë në një paket si kandidate potenciale drejt Bashkimit Evropian.

Autoritetet duhet të vazhdojnë të rrisin vigjilencën, e qytetarët besoj se duhet të rrisin bashkëpunimin me institucionet e vendit.

Çfarëdo anomalie që ju bien të shohin e që shkon në dëm të shtetit dhe republikës sonë, duhet të jenë aktiv dhe sinjalizues kundrejt shtetit dhe institucioneve të saja.

Siç thuhet: se çdo e keqe e ka të mirën e saj brenda.

Ju filloni me kontribuua në fondin për siguri!

Edhe nime mos të harrojnë ti tregon dikush Edi-së në Shqipëri, se “Open Balkan” vdiq!

____

ESH
___________
publikime.com

By Emrush