Shtrohet pyetja?
Si ka mundesi vijnë tre serb në qendër të kryeqytetit, blejnë uniforma ushtarake me logo të UÇK-së dhe i dergojnë në veri?
Pra!
Shitësi është shqiptar. Shitësi i vëren që janë serb. Shitësi i vëren që serbët po blejnë logo dhe uniforma të UÇK- së.
Shitësi shqiptar ja shet serbëve këto gjera. Imagjinoje!
Çfarë bëjme pastaj?
Shteti i ka fajet, qeveria i ka fajet?
Ku janë policia, ku janë AKI-ja e qësi muhabete pastaj për tre ditë me radh? Se pas tre ditëve, si zakonisht harrohet gjithçka!
O dost!
Nejse!
Më mirë hiç mos me fol!
Ndoshta është një hap tjetër kontravers qëllimkeq i serbisë dhe shërbimeve të tyre, që të shpërqëndrojnë vemendjen dikah tjetër, duke prodhuar lajme të këtilla, se në fund të fundit ata e dinë fare mirë çfarë portale dhe gazetarie kemi ne!
Vetëm se:
A thu serbia s’ka mujt vet me i qep uniformat e këtilla a?
A thu s’kanë mujtë serbët me qep logo të UÇK-së vet a?
Krejt si përfundim a s’kanë mundur me i dërgua do shqiptarë me i ble a?
Ose hala më mirë se kjo, me i porosit me postë, me këto postat e shpejta që po shërbejnë qytetarët tash në Kosovë?
Kosova tashmë ka një teren të mirë për veprim!
Kosova duhet të shfrytëzoj momentumin e hapjes e zonës së luftës si pasojë e agresionit Rus ndaj Ukrainës, që së bashku me aleancën e NATO-s të dislokimin e forcës ushtarake në veri, duke vërë kontroll kështu në tërë territorin e saj!
Forca ushtarake e Kosovë të vendoset në veri dhe në secilën pjesë të vendit.
Forcat Policore e vendosur atje duhet të ketë siguri shtesë.
Me pëqimin e KFOR-it Ushtria e Kosovës duhet ti jep asistencë mbrojtëse këtyre forcave.
Dhe ne fund te vitit, Kosova do të bëhet pjesë e NATO-s, e cila do të mbyll një kapitull të hapur që e kishte prej kohësh, që llogaritej një shtet që nuk mund të kontrollon tërë territorin e vet.
Gjithmonë thuhet se, mbrojtja më e mirë është sulmi!
ESH
publikime.com