Konferenca e Sigurisë Botërore në Mynih (MSC) e 58-të me radhë, e cila u mbajt nga 18 deri më 20 shkurt 2022, në vendin e saj të zakonshëm në Munih, nxori në pah një fakt tejet të theksuar shqetësues!
Në këtë Konferencë ishin pothuajse prezentë të gjitha vendet e botës të përfaqësuar me delegacionet e tyre. Këtu ishin edhe delegacioni nga Kosova e përfaqësuar nga nivelet më të larta të krerëve të shtetit.
Po ashtu pjesëmarrës ishin në nivele të larta edhe përfaqësues nga Amerika!
Duke filluar nga: Nancy Pelosi (Kryetarja i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Shteteve të Bashkuara)
Kamala Harris (Zëvendëse Presidente e Shteteve të Bashkuara, menjëherë pas Joe Biden, Presidentit të ShBA-ve).
Antony Blinken (Sekretari i Shtetit të Shteteve të Bashkuara)
Kongresmen, Senator, Gjeneral të NATO-s përfaqësues të ShBA-së, njerëz më ndikim nga miqtë tanë Amerikan.
Bill Gates manjati dhe biznesimeni, zhvillues softuerësh, investitor, autor dhe filantropist Amerika.
Pothuajse ishin mbushur mediat e portalet me foto nga takimet të ndryshme të delegacionit nga Kosova me përfaqësues të ndryshëm shtetesh e organizatash.
Por, delegacioni Kosovar nuk duket që lajmëruan në publik (së paku deri më tani) ndonjë takim të nivelit miqësor e zyrtar Shqiptaro-Amerikan.
Duket shqetësuese dhe e çuditshme injorimi e anashkalimi i miqëve tanë Amerikan kundrejt udhëheqësve dhe përfaqësuesve tanë.
Kjo tregon edhe të një të ardhme jo shumë premtuese, ku për rrjedhojë sado që ne mundemi të jemi duke e balancuar të kaluarën me të tashmen, Amerika është baza dhe forca e ruajtjes së etnisë dhe shtetësisë sonë për ekzistencë.
Sado që për disa çështje mbyllim njërin sy, realiteti duhet të shihen më të dy sytë!
____
ESH
____________
publikime.com