Mjafton te hyjsh ne profilet e rrjeteve sociale te fëmijëve të politikanëve, sidomos të atyre që mbahen dhe jetojnë të sotshmen duke u krekosur me të kaluarën. Ata që kanë qeverisur më Kosovën për 20 vite me radhë. Aty e sheh kronologjinë e jetës së tyre duke treguar luks të skajshëm, e duke prekur po thuajse të gjitha vendet turistike nëpër botë përmes shëtitjeve. Ata shpërfaqin para publikut jetët e tyre se si kanë katandisur boten me ecjet e tyre duke filluar nga Shqipëria, Greqia, Venecia, Qipro, Dubai, Japonia, Amerika, Argjentina, Meksiko, Brazil, Australi, Maldive, Kankun, Panama, e Ishujt Koh phi, Samui, Lasnta të ishujve Tajlandez e Indonezian etj.
Shkollimet e tyre filluan nga fillorja e duke vazhduar te e mesmja nëpër institucionet arsimore private më të shtrenjta që për një familje normale në Kosovë as që bëhet fjalë me i dërgua fëmijët e tyre në ato shkolla. E duke përfunduar nëpër kolegje e universitete botërore që një vit për studime themelore dhe master shkon mbi 50 mijë dollar (USD).
Qytetarë të dorës së dytë!
Jetë të shtrenjtë, vetura të shtrenjta, gardërobë e shtrenjtë, shpesh here mediat raportonin që X persona, fëmijë të politikanëve në trupin e tyre mbajnë gjësende me vlera mbi 30 mije euro, duke ja shtuar kësaj edhe veturën mbi 50 mije euro!
Por, pa përfshirë këtu botox (body cosmetics), që duket se mbi 5-6 vende nëpër trup kanë investuar gjëra shtesë (plastikë, silikon etj.)!
Pra, kjo jetë luksi bëhet krejtësisht duke përfituar nga kurrizi i qytetarëve dhe taksapaguesve! (pse kah patën mu pasur tjera kah).
Dhe përtej kësaj!
Akoma mundohen dhe vazhdojnë të hipnotizojnë njerëzit duke u viktimizuar mbi luftën dhe të kaluarën e tyre e të familjes së tyre.
Bëhet glorifikimi i personave deri në atë masë sa që pothuajse arrijnë gati ti bëjnë legjenda që nganjëherë pak duken filmat amerikan karshi tyre.
E që në fakt realiteti dihet për dritë të diellit si ishte dhe si është, me premisë edhe si do të jetë në të ardhmen.
Ne që jemi bashkë kohanik, dhe që jemi bartës të të gjitha proceseve në këtë vend, duhet vërë gishtin në kokë duke u munduar me deshifru suksesin dhe arritjen e pasurisë së tyre!
Prandaj, kur përfiton nga taksat e qytetarëve padrejtësisht, është mëse e qartë se do të filtrohesh nga të gjitha sferat, qoftë apo jo profesioniste. Dhe duket që krejt pak do të ngelët nga privatësia juaj nëse je rrit dhe ke bëre jetën me paratë publike!
Do të gjykohesh nga gazetarët, analistët, historianët, afaristët, kundërshtaret, sportistët, artistët e deri te humoristët dhe komikët serial!
Njerëzit kanë jetuar këtu, në Kosovë, edhe para luftës, edhe në luftë edhe pas luftës. E do të vazhdojnë të jetojnë edhe pas çdo sfide që do të jetë përball tyre. Edhe pse duket që sfidat e mëdha i kanë kaluar, do të jetojnë më disa gjëra të imta, sporadike, që në forma të ndryshme do të rrëfehet realiteti ditë pas dite.
E realiteti është që dikush e ka shfrytëzuar Kosovën si vetëshërbim, duke përfituar nga ajo si të ishte tokë e trashëguar nga fisi.
Nuk shkojnë krahë për krahë pasuria dhe jeta të bërit luks, me viktimizimin dhe thirrjen e vazhdueshme nën kontributin e të së kaluarës!
Populli ka sy e vesh, dhe ka të tillë që i kanë dy sy, dhe po ashtu shohin më të dytë, nuk janë si shumë propagandistë partiak që njërin sy e mbyllin dhe mundohen të jua servojnë qytetarëve akoma hipokrizinë!
Po qajnë më lot krokodili si thuhet!
Tani valla po na përqeshin humoristët, eiiiii?
Ndoshta edhe humoret do të bëhen me sarkazëm në të ardhmen, maybe!
____
ESH
____________
publikime.com