Të flasësh e të trokasësh për rritjen e pagave, e të paraqitesh në mënyrë hipokrite para ekraneve televizive se kinse po merakosësh për ata që jetojnë sot më të ardhura prej 230 eurove, nga një vend ku ke të hyra mbi 3-4 mijë euro mujore, duket krejtësisht non sens, dhe duket për dritë të diellit që nuk e kë me mendje, me zemër dhe me shpirt.
Dihet mirëfilli si ka shkuar kjo puna e zhvatjes së parasë publike përmbi 20 vite, besoj nuk do shumë analizë!
Ne këtu kemi jetuar, këtu jemi përballur më të gjitha premtimet, e dështimet e njëpasnjëshme të qeverive!
Vrap e ti rrisim pagat këtyne herë bënin lider të ndryshëm.
Dukej për mrekulli kjo, sepse ata që ishin me mbi 3 mijë të hyra mujore, çdo rritje ishte më shumë se një realizim mashtrues për veten e tyre, e kjo gëlltitej nga qytetarët e gjorë. Edhe pse e dinin që çdo rritje e pagës nuk do të kishte impakt të njëjtë si të atij 3 mijë euro, e si atij 200 euro.
(3000×25%=750+3000=3750), (200×25%=50+200=250)
Proverbium:
Pasi i kishte kryer një punë të rëndësishme në shtëpi njërit, nikoqirët nuk kishin si të mos e shpërblenin dhe falënderonin atë për punën që ju kishte kryer ai.
Vendosën ti bëjnë darkë, zonja e shtëpisë i bën darkën duke gatuar një pite si desert tradicional familjar.
Mirëpo këta i kishin organizuar darkën jo nga vullneti i madh, por nga falënderimi i detyrueshëm, dhe ishin marr vesh që shpejt e shpejt ta përfundojnë darkën.
Përgjatë ngutisë, e kishin lënë edhe piten pa pjekë mirë. Ashtu e shërbyen. Mysafiri e kishte kuptuar qëllimin e tyre, por nga modestia e tij kishte ngrënë pa bërë shumë bujë, e pa nxjerrë fjalë nga goja!
Darka u krye, pemët e çfarë shkon pas darkës, mysafiri merr për të ikur në shtëpi të vetën.
Të dera kur dolën për ta përcjellë nikoqirët, mysafiri ju mori pak kohë dhe ju tha: “kërkojë ndjesë që po ju marr edhe pak kohë, vetëm se desha të ju bëjë më dije që pitja ishte pa pjekë, mos mendoni që unë nuk e kuptova këtë”, shtoi mysafiri dhe ja mbathi këmbëve i zhgënjyer”.
End off:
Ne do të vazhdojmë të ju bëjmë më dije atyre (20 vjetshit), që pitja ishte pa pjek, mos mendoni që gjërat nuk i kemi ditur, e nuk po i dimë sot!
A e ndihmove shqiptarin, rezultatin e ke te tregimi i proverbit, sepse të merr të ultë ty, e duke e imagjinuar e menduar vetën superior!
Njerëzit janë të njëjte para natyrës e zotit, kultura dhe edukata është ajo që i dallon!
Nuk dihet, ndoshta edhe nuk kanë edukatë e kulturë!
Apo ndoshta edhe kanë, por si dhe nga kush e kanë marr?
____
ESH
____________
publikime.com
[PS: Për vikend bile lexoni ngjarje që lidhen me hipokritët, se nganjëherë mos me të fol goja, të fol shpina thonë.]