Me publikimet e fundit nga administrata e Kuvendit të Kosovës që u përfolën shumë nëpër media, duket që ka një të vërtetë e cila fshihet pas tërë kësaj. Nuk janë krejt fushatë tendencioze qysh mundohen disa të paraqesin.
Publikimet zyrtare mbi kursimet që janë bërë nga administrata e tanishme, dhe ku tregohet përmes shifrave se sa janë shpenzuar nga qeverisjet e me parshme, dhe si do vazhdohej nga ta po të ishin sërish duke qeverisur me vendin, respektivisht kuvendin e republikës.
Pra!
Nëse për 12 muaj (1 vit) janë kursyer mbi 2,479,479.67 euro, atëherë cila kishte me qenë shuma për shpenzimet e kuvendit që nga konstituimi i tij.
Paga dhe mëditje janë kursyer mbi 864,992.38
Mallra dhe shërbime janë kursyer mbi 681,287.28
Shpenzimet komunale janë kursyer mbi 70,067.01
Subvencionet dhe Transfere janë kursyer 130,200.00
Shpenzimet kapitale janë kursyer mbi 732,933.00
Nëse për 20 vite ne do të përllogarisim shpenzimet që janë bërë, e që në fakt nuk do të ishin bërë, rezultati vjen kështu:
20 vite!
(Nejse, nja dy vite s’po i llogarisim për të lejuar një farë vakumi përgatitor).
Paga dhe mëditje 864,992.38 x 20 vite = 17,299,840 Euro
Mallra dhe shërbime 681,287.28 x 20 = 13,625,745.6 Euro
Shpenzimet komunale 70,067.01 x 20 = 1,401,340.2 Euro
Subvencionet dhe Transfere 130,200.00 x 20 = 2,604,000 Euro
Shpenzimet kapitale 732,933.00 x 20 = 14,658,660 Euro
Total: 49,589,585.8 Euro ( katër dhjetë e nëntë milion e pesëqind e tetëdhjetë e nëntë mijë e pesëqind e tetëdhjetë e pesë euro).
Pra institucioni i cili ishte dashur të stoponte dëmtimin e buxhetit të vendit.
Institucioni i cili do duhej të ishte gardiani për mbrojtjen e parasë së qytetarëve.
Institucioni i cili do të duhej të kujdesej për taksën e paguar nga djersa e bizneseve dhe afaristëve që edhe me humbje operonin, porse shtetin donin ta forconin.
Institucioni i cili në vend që të kujdesej për ushtrinë, për policinë, e mbrojtjen e vendit duke ju shtuar atyre buxhetin e duke ju rritur dinjitetin.
Por jo!
Parlamenti i Republikës së Kosovës dhe deputetet e tij vepruan krejt kundër kësaj. Vepruan tinëz, dhe shpenzuan paratë e taksapaguesve shqiptarë krejt pamëshirshëm.
Fyheshin në mes vete, kacafyteshin, e deri arrinte puna që përlesheshin fizikisht, krejt kinse nën kauzat e ngritura nga subjekte të caktuara.
50 milion të keqpërdorura dhe të vjedhura vetëm nga një institucion!
Duke pasur parasysh institucionet tjera të Republikës së Kosovës, atëherë paraja publike, taksa e qytetarëve del të jetë përvetësuar në miliarda shtesë.
Si ishte ajo thënia: NUK JEMI TË VARFËR, JEMI TË VJEDHUR!
Ashtu pra!
Move on!
____
ESH
____________
publikime.com