• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Veprimet tipike shqiptare.

ByEmrush

Feb 10, 2022

Unë e kam mirë, ti e ke mirë, ata e kanë mirë!

Krejt mirë e kanë.

Fakti që ne shqiptarët i bëjmë disa lëvizje pa qenë të vetëdijshëm, shpesh herë në histori na ka kushtuar shumë.

Shpalosja e ditëve të fundit e një historie mbi figurën e Xhafer Devës që për shqiptarët ka anën e ndritshme të saj, por ana tjetër e errët po duket që nuk po mirëpritët nga miqtë ndërkombëtarë, dhe si rrjedhojë nuk e di pse “hallakatet” më shumë kjo çështje!

Nëse faktet tregojnë se Xhafer Deva ka udhëhequr divizionin “Skanderbeg” që do të luftonin përkrah forcave naziste, nuk do të duhej tashmë të bëhej temë kjo, e aq më pak kur kemi të bëjmë me popujt që kanë pësuar humbje nga nazizmi, pra Hebrenjtë.

Fakti tjetër është që Xhafer Deva jo vetëm ishte bashkëpunëtor i nazistëve, porse divizioni “Skanderbeg” që ishte krijuar duket se ishte me tendencë, kur kishte klasifikuar shqiptarët vetëm si muslim, praktikisht divizioni i krijuar nga Deva, është ardhur si temë e punuar për doktoratë nga Zaugg: “Disertacioni mban titullin “Albanische Muslim in de Waffen-SS. Von Gossalbanien”

Që në shqip është “Muslimanët shqiptarë në formacionet e armatosura të SS-it. Nga Shqipëria e Madhe” (citat E.Robelli), e shqiptarët as atëherë, e as sot nuk ishin vetëm muslimanë!

Nëse ne ndër vite jemi përpjekur për të gjetur faktet se Hebrenjtë gjatë holokaustit dhe luftës së dytë botërore, kanë gjetur strehë në viset Shqiptare, duke mos mundur ta argumentojmë me dokumente këtë gjë përveç disa viktimave që kanë arritur të mbijetojnë luftës së tmerrshme të nazizmit. Shqiptarët janë munduar të ruajnë raportet sidomos me udhëheqësit Amerikan që kishin prejardhje Hebreje.

Vet fakti që deri më tani nuk është hapur kjo temë e bashkëpunimit të shqiptarëve me SS-ët dhe nazistët Gjerman ka pas një politikë të hollë dhe shumë të mençur.

Prandaj duhet pak KUJDES më i shtuar.

Nëse sipas historianes Zvicerane Franciska Zaugg se, ministri i punë të brendshme të Shqipërisë Xhafer Deva është përgjegjës për disa qindra mijëra depërtime të hebrenjve drejt komunistëve, e për rrjedhojë për të rënë pastaj në duart e nazistëve, nuk është më krenari për shqiptarët, por është një temë që duhet heshturazi të mbyllet.

Raportet tona me Amerikanët, Izraelitët, e veçanërisht me udhëheqësit Amerikan të shtetit që kishin prejardhje Hebreje, duhet ruajtur dhe kultivuar si ekzistencë jetike, ku vendet tona dhe vet ekzistenca jonë ishte varur nga ta, dhe ishim shpëtuar si meritë e këtyre, dhe po ashtu etnia jonë si kombëtare, e po ashtu territoriale ruhet sot si kontribut po i këtyre popujve.

Ne nuk mund të ushqehemi “në dy grazhda” qysh thotë populli.

Nuk munden të dyja palët ta kenë mirë, mirë nazistët, e mirë viktimat e nazizmit. Shqiptarët duhet të mbajnë anë. E në këtë rast është që nëse miqtë tanë janë dëmtuar prej ne, në duhet ta marrim si dëmtim edhe për vetën tonë.

Nëse vuajtja e popujve miqësor të shqiptarëve kishte ndodhur si pasojë e veprimeve të figurave që i përkasin popullit tonë, atëherë ne nuk duhet të krenohemi me veprime të kota nga personazhe të caktuara, sepse tek e fundit me pas qenë ne aq të fortë dhe të denjë, nuk ishte zhvilluar lufta e 99-tës fare, dhe për rrjedhojë ishim kaherë të çliruar dhe shtet përkrah forcave të NATO-s.

Në duket që me kot kemi proklamuar deri më tani histerinë se jemi i vetmi vend në botë që më shumë kemi pasur Hebre pas luftës së para luftës së dytë botërore.

Me Amerikën ne jemi të vegjël, por miq të mëdhenj që mund të bëjmë edhe punë të mëdha kishte thënë Rugova.

Prandaj çfarë na duhet ne në këto kohëra!

Një kujdes, shumë kujdes!

____
ESH
____________
publikime.com

[PS: Për figurën e Xhafer Devës por et contra merret historia e historianët, vetëm se kujdesi ynë duhet të jetë kundrejt SHBA-v dhe Hebrenjve.]

By Emrush