Të dalin ojro të buta në llogari, edhe atë bukur shumë të holla bile. Dhe në fakt ti nuk e din hiç pse dhe kah po të vijnë, veç që llogaria po rritet në mënyrë pozitive!
Pastaj nuk bën za hiç, a me fillua mu ankua a najsen, pse dhe kah po derdhen këto të holla në llogarinë personale!
Dhe krejt për fund tani ty leje që të mbushet llogaria, leje qe banka “hiç” nuk të njoftojnë përmes përshkrimit dhe sms, se të kanë ardh para ne llogari. Leje që ti se ke idenë sa para ke në llogari, leje që si prek paratë në njërën nga llogaritë, por ti as nuk e dinë pse kompensohesh e kush të dhuron dhe të derdh para në llogari!
Ja pra, çfarë shteti kemi ndërtuar ne!
Të mbushet llogaria plot me para, dhe për rrjedhojë individët as nuk e dinë pse dhe kah po vijnë ato para…
Tani valla njerëzit po flasin, po shkruajnë, po kritikojnë, jo vetëm me fol e me shkrua, por mu tranu krejt njeri!
E sa trenohesh pa lidhje për hipokrizi të të tjerëve, ja ther dhe ikën krejt prej këtu!
Në fillim të injorojnë, pastaj të fyejnë, pastaj të luftojnë, dhe ti fiton, thoshte Gandhi.
Kështu është…
E rëndësishme është që mund të flasim, të shkruajmë, të kritikojmë, por në fund ata fitojnë, sepse ata i kanë ojrot.
Futja kot tani ti!
E shkuara mund të vritet, por ajo kurrë nuk vdes!
Atëherë!
A ka pasur të drejt pra Rugova kur thoshte: “Se kritika është zhvillim për proceset e subjektin”?
____
ESH
____________
publikime.com