• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Rënia – rritja ekonomike dhe politikat shtetërore

ByEmrush

Feb 3, 2022

Rënia – rritja ekonomike dhe politikat shtetërore

Shkruan: Emrush T.Shkodra

Barometrat e zhvillimit ekonomik tregojnë se në Kosovë jo vetëm që ka pasur rënie ekonomike, por si rrjedhojë është humbur trendi në tregjet rajonale dhe evropiane. Me gjithë që autoritet vazhdojnë të promovojnë një rritje të theksuar ekonomike në vend, ajo në mirëqenien ekonomike të qytetarëve nuk vërehet.

Vendi ynë nuk ka arritur të ruaj reputacionin e produkteve të saja që eksportonte jashtë vendit si pasojë e faktorëve të shkaktuar nga pandemia covid19,  mbyllja e kufijve ndërmjet shteteve, si dhe politikave të ndërmarra nga autoritet e që nuk ishin në favor të fleksibilitetit karshi ekonomisë Kosovare.

Politikat dumping dhe subvencionet që shtetet përreth nesh ndërmorën në mbrojtje të prodhimtarisë së tyre për produktet tona kjo ishte një stagnim i plotë drejt depërtimit në tregjet e përbashkëta rajonale, përfshirë CEFTA-n, dhe për fatin e keq kjo uverturë vazhdon akoma. Po ashtu ndërmarrjet e mëdha të huaja operuan dhe operojnë po thuajse lirshëm dhe pa hasur në ndonjë vështirësi as konkurruese e penguese ligjërisht brenda tregut Kosovar.

Shumica e shteteve përreth shfrytëzuan dhe operuan nën siglën e një “ekonomie të lirë”, nga ku kjo bëri që tregu ynë të jetë një oazë për depërtimin, promovimin, shtrirjen, dhe shitjen e produkteve të tyre.

Përfshirja e ekspertëve në politikat ekonomike

Instituti financiar dhe ekonomik “Fractyle survey – webmatrix” të përfshirë ekspert të çështjeve dhe njohës të zhvillimeve ekonomike në Evropë, me theks të veçantë transporti i mallrave, përfitimi i tregut rajonal, eksportet jashtë vendit, importet e kontrolluara, zhvillimi i produkteve të prodhuara në vend etj, janë duke realizuar një hulumtim mbi humbjet që janë shkaktuar si pasojë e pandemisë Covdi19 në rajon dhe më gjerë, veçanërisht ekonominë e Republikës së Kosovës.

Janë evidente që humbjet ekonomike në masë të madhe janë si pasojë e Covid19, mirëpo edhe implementimi i politikave shtetërore të gabuara kanë dërguar vendin në izolim të paarsyeshëm, pa studiuar dhe pa kontaktuar fare ekspertet dhe njohësit profesionist në raste të caktuara, ka bërë që humbjet të jenë mjaft të theksuara dhe të dukshme.

Praktikisht i gjithë fokusi lidhet drejt asaj që humbjet enorme ekonomike janë ardh edhe si rrjedhojë e aplikimit të masave kuturu duke anashkaluar profesionistët e lëmive të caktuara ekonomike. Specifikat për një rritje, rënie, mbyllje apo hapje duhej të aplikoheshin në konsultim nga ekspert financiar-ekonomik, e jo nga politika dhe shëndetësia.

Masat e marra përgjatë viteve sa virusi Covid kërcënonte botën, fazat e ndryshme të izolimit ishin aplikuar plotësisht në shpërputhje me mirëqenien ekonomike të zhvillimit të biznesit, e rrjedhimisht kjo kishte ndikuar në rrjedhën normale të jetesës së qytetarëve.

Faktorët që ndikuan në rënien ekonomike

Gjetjet nga instituti “Fractyle survey – webmatrix” formësojnë vijat e rënies të një ekonomie të pa qëndruar të Kosovës, dhe kjo nxjerr në pah të kundërtën e autoriteteve që proklamojnë se vendi ka përjetuar një rritje ekonomike.

Atëherë një ndër faktorët kyç që ka ndikuar në ngecjen e rritjes ekonomike është  mosinteresimi për hulumtimin e problematikave ekonomike nga profesionistët, stagnimi i rritjes së aksioneve dhe mos përshtatja në rrethana të caktuara, ndikimi shumë dimensional i globalizimit, rritja globale e çmimeve, mungesa e lëndës së parë e kështu me radhë.

Praktikisht tërë këto zhvillime kanë ndikuar në ngecjen e zhvillimit të kapitalit, zhvillimit ekonomik të një standardi të kapshëm për ekonomi të vogla në tkurrje të vendeve siç jemi ne.

Çalimi dhe nënshtrimi i ekonomive të shumë vendeve Evropiane, ka rritë në kujtesë se cila ishte udha që duhej ndjekur në raste të këtilla pandemie.

Kjo ka bërë që secili shtet në vete të aplikoj masa të ndërmarra pjesërisht të ekuilibruara nga ekspert shëndetësor edhe ekonomik, e tek më vonë inkorporoheshin segmentet politike.

Kosova duket që nuk ka kalkuluar në hapa, dhe për rrjedhojë të kësaj zhvillimi ekonomik përveç që ka treguar ngecje, është se ka trazuar tregun e mbërthyer prej vitesh. Kjo ka dërguar një barometër humbës në raport me promovimet e qeverive në ndërkohë, e cila ka bërë de balancimin e tregut pak a shumë të stabilizuar që tashmë operonte për disa kohë!

Rritja e çmimeve dhe parimet ekonomike

Tregu global ka pësuar një rritje të çmimeve, rënie në prodhim, vështirësi në transport, monopol, varshmëri ndaj teknologjisë, mungesë produktesh dhe humbje e fuqisë punëtore!

Me gjithë fazat publike për rritje ekonomike, tkurrja globale në profile të caktuara ekonomike ka vazhduar, dhe kjo do të jetë target i pashmangshëm drejt rënies edhe për një kohë!

Kosova vazhdon të aplikoj politika pa konsultuar si duket fare ekspertet dhe profesionistët nga lëmia ekonomike, e që duket se më shumë ahengu shkon drejt trysnisë nga profesionist mjekësor.

Të shpresojmë që sido që të jetë, shëndetësia të bën rritjen ekonomike në fund të kësaj, pse jo?!

Shëndeti mbi të gjitha është thënia kur përdoret në individuale.

Ekonomia (paraja) është proverbi profesional që tregon vazhdimësinë e asaj që edhe nëse një njeri mbetet, ai duhet të jetojë!

Për ketë duhet të vlen parimi Amerikan mbi kriterin e ekzistencës shtetërore!

  1. Ekonomia
  2. Ekonomia
  3. Ekonomia

Instituti financiar dhe ekonomik “Fractyle survey – webmatrix”  shpreson se ky vit me tendencë edhe për vitet tjera, të jenë të njëjta si në vitet paraprake, me theks të veçantë viti 2022 qw arka e shtetit u mbush nga remitencat. Pra të hyrat financiare nga diaspora ishin ato që rritën dhe mbajtën nën ekuilibër ekonominë e Kosovës, duke mbështetur në veçanti bizneset, e duke prekur direkt jetët e qytetarëve me të ardhurat që erdhën dhe vazhdojnë të vijnë nga jashtë.

Ne do të presim e shohim, duke mbetur entuziast mbi politikat botërore karshi virusit, se politikat tona ekonomike nuk tregojnë indikacione se përnjëmend do të kemi një rritje standarde ekonomike, e aq më pak kurba e rritjes të jetë më e lartë se e viteve tjera.

Duket se tërë këto profeci profesionale për një të ardhme ekonomike po i ndryshon mërgata jonë, praktikisht ajo është një mekanizëm financiar që shumë kujt po ja devijon parashikimet.

Më rrugën e ndjekur duket që po shfaqim eutanazi të heshtur, duke klithur mbi të kundërtën e rënies.

Të vegjlit do të treten nën sqetullën e ekonomive të mëdha, duke ju nënshtruar monopoleve të detyruara.

Në botë po pritën të hapen konflikte të mëdha politike, por qëllimi është përfitimi i tregut, përvetësimi dhe vetëkontrolli ekonomik, që për ekonomitë e varura dhe tw vogla do të jetë epilog ekstrem.

Praktika intriguese vazhdon!

[Source: fractyle survey – webmatrix.]
_______________
publikime.com

By Emrush