• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Duartrokitjet injorante!

ByEmrush

Jan 13, 2022
We explore research on who rises to power, and how power affects those who have it, on this week's <em>Hidden Brain. </e

Ka një dukuri që kurrë asnjëherë nuk mundet mendja e shëndosh e lirë, intelektuale e profesionale ta akcepton disa sjellje të një pjese të shoqërisë sonë (një pjese).

Lavdia jonë po humbet në memorien kolektive, dhe për rrjedhojë nuk do të shohim as në të ardhmen krenari e dinjitet, se për ditët e sotshme tashmë jemi dëshmitarë!

Nejse!

Me sa vijon…

  1. Pa motiv fare duket të jetë e ardhmja e një shoqërie nëse në vazhdimësi është promovuar urrejtje politike ndaj një individi që është dukur që nuk përfaqëson interesat tuaja. Bile dikush kishte shkuar deri në masë etiketimesh të llojllojshme, dhe atë duke folur me siguri të lartë e në anën tjetër duke mos e njohur fare personin. Punë shqiptarçe ma, teza të ngritura në mënyrë hipotetike të bazuara në paragjykime e në një masë të madhe edhe paranoike.

2. Bëhet shumë interesant e duke kaluar edhe në kufijtë e mos besueshmërisë ku duke e njohur një individ si të jashtëligjshëm, keqpërdorues i parasë publike, përfitues i parregullt nga taksat e qytetarëve dhe rritjes së tij në kurriz të skamnorëve e nevojtarëve, duartrokitet dhe harbohet deri në masën e një dashurie ta pa përshkruar. Pra, kjo bie si koincidencë kur në një rast njëri e kishte shkelur me veturë një fëmijë, nuk i kishte ofruar ndihmën e parë, dhe si pasojë ai fëmijë kishte vdekur. Ai “vrasësi” kishte mbajtur burg dy vite. Kur del nga burgu shkon në një kafiteri ku kishte qëndruar disa kohe para së të qëndronte në burg, çka me pa? Të gjithë ngriheshin në këmbë për ta përshëndetur. Disa prej tyre u çmalleshin edhe përmes përqafimit e qaf shtrëngimit brohoritnin. Ku je o ti, hej more ku je, ku je!? (shoqëria jonë kështu e trajton dikën, thuajse kishte ardhur nga pushimet, e thuajse nuk dihej pse kishte mbajtur burg, edhe atë shumë pak).

3. Dhe me katastrofalja e kësaj shoqërie që shprehet në forma publike dhe plotësisht naive në kufijtë e një injorance të plotë është se individi fyen një audiencë të caktuar të shoqërisë së tij bashkë me individin që e përfaqëson atë pjesë që është në targetin e ofendimeve, etiketon me terminologji banale e emra specifik çmendurie, masa e gjerë e shoqërisë e duartroket, i bën like dhe koment deri në pikën e fjalëve megalomane drejt tij, “i madh je”, “ashtu është” etj.

Epilogu!

Si shoqëri nuk po vetëdijesohemi që të keqes ti vemi frenim, të distancohemi nga ajo pavarësisht shkaqeve e rrethanave, lidhjes familjare e punës kolegiale.

Kisha mundur me imagjinuar serviltetin deri në një masë sa nuk e kisha parë e përjetuar, e në disa raste as nuk mundesh ta imagjinosh atë, vetëm se që shkon deri në piedestalin zenit dhe kulmor të servilitetit kurrë asnjëherë nuk e kisha besuar.

Sidoqo që të jetë!

Ndoshta kjo lidhet me atë thënien mbi politikanin: që ndryshe mendon, ndryshe flet dhe ndryshe vepron, ama kjo vlen për politikanin, jo për individët e rëndomtë!

Prandaj është më lehtë t’i bësh keq një njeriu të mirë, se sa t’i bësh mirë një njeriu të keq.

Shumë njerëz duhet nderuar jo sepse bëjnë mirë, por sepse nuk bëjnë keq!

____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush