Komandanti pa ushtarë, kryetari pa profesionist, drejtori pa njerëz, ministri pa dikastere, shkolla pa mësues, kafiteritë pa kamerierë, e kompanitë pa punëtorë.
““Si një shpend krenar i vetmuar… ” Befas e ndjeu veten tepër të fuqishëm. Trupat e dhjetëra mijëra ushtarëve, të futur në tokë, pritën kaq vjet ardhjen e tij dhe ja, ai erdhi që t’i ngrinte ara nga balta dhe t’ua kthente prindërve dhe të afërmve.
Gjeneralit i ra pija në kokë. Unë kam tani një ushtri të tërë të vdekurish, mendoni. Vetëm se ata tani, në vend të uniformës, kanë secili nga një thes najloni. Thasë të kaltër me dy vija të bardha dhe një shirit të zi, prodhim special “Olympias”. Në fillim ishin ca skuadra. [Fragment nga Romani “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur faqe: ]
Cila është e ardhmja në Kosovë?
56 mijë aplikime për 460 termine viza pune në Ambasadën e Gjermanisë në janar të vitit 2022.
Ka një kohë që për këtë fenomen shkruajmë në vazhdimësi mbi frikën e ardhjes së një dite, kur njerëzit e këtij vendi në masë të madhe do të ikin.
Vetëm për Gjermani…
E plus nga shtetet tjera…
Shifra shqetësuese e alarmuese!
Sidomos me liberalizimin e vizave, mbi 50% e njerëzve tani më do të jenë kuluareve të Evropës, vendasit nga vendet përkatëse nga perëndimi do të pyesin kush janë dhe nga vijnë këto qenie njerëzore!?
Nëse vazhdohet ky trend me disponimin për të ikur nga ky vend, besoj shumë se do të mbesin vetëm pozitat udhëheqëse!
Fuqi punëtore nuk do të ketë më….
Një ndër sektorët që më së shumti do të preken janë sektori privat dhe fuqia punëtore e saj, si dhe nënpunësit nga sektori publik.
Stoikisht këtu do të qëndrojnë si duket servilët, përfituesit pa mund, përfituesit pa djersë, keqpërdoruesit, plaçkashët, mashtruesit, kontrabanduesit e ndonjë patriot aty këtu!
“Ai do të endej varrezë më varrezë, kudo, mbi ish-fushat e luftëtarëve, me qëllim që t’i gjente të gjithë të zhdukurit dhe të humburit. Në luftën e tij me baltën nuk do të njihte disfatë, sepse ai ishte pajisur me forcën magjike të statistikave të përpikta.
Krye pa numër!
Gjenerali zuri ballin me dorë. U ngatërruam, -tha, hymë në shteg të verbër. Të shohim edhe njëherë hartat. Asgjë s’merret vesh. Janë ngatërruar numrat e kuotave. Ç’ pret nga skica varresh me ngut, në tërheqje e sipër.
Natyrisht.
Pa të provojmë njëherë nga e djathta. Ku të çon kjo rrugë fushe?
Në tokat e fermës fqinjë. Të provojmë njëherë këndej.
Është e kotë.
Ç’ baltë….. -vend i baltosur, të ikim nga këtu!
Baltovinë e mallkuar. Mbetem në vend.
Zërat e tyre të shqetësuar largoheshin bashkë me hapat e heshtur nëpër fushë.”
[vazhdon nga fragmenti “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” Ismail Kadare, faqe:33]
Shpëtoni kush mundet…
Urdhrat do të zbatohen vetëm nga ata që hartojnë ato.
E buxhetin do e mbledhin nga pagat e tyre.
____
ESH
____________
publikime.com