Plotësisht e drejtë kjo qasje ndaj këtij fenomeni, e më mirë me thënë ndaj këtij problemi!
Gjuha shqipe e bastarduar në të katër anët. Njerëzia mundohen sa më shumë të lakojnë e shtrembërojnë gjuhën duke u thirrur mbi një arsyetim pa lidhje që jo “gegë” jo gjuhë e lindur, jo dialekt rajonal, jo terminologjia e teknologjisë, jo interneti e kështu me radhë, por assesi ta shkruajnë dhe ta flasin mirë gjuhën shqipe.
Të gjitha gjuhet nëpër botë shqiptarët mundohen ti mësojnë, edhe atë në dialekt të anglishtes, jo aksent amerikan, jo anglez. Ata me gjuhen gjermane, jo dialekti austriak, jo gjermanishtja “hoch deutsch”, jo gjermanishtja e Zvicrës e kështu me radhë.
Por prapë assesi gjuhen shqipe ta mësojnë, ta shqiptojnë e ta shkruajnë mirë.
Ti mëso cilën do gjuhë të botës, e mëso edhe gjuhën esperanto, latine e cilën duash, sepse po se dije mirë gjuhën tënde, gjuhën shqipe, kurrë mirë asnjë gjuhë nuk ke me mundur me mësua!
Sot duke u mundua me u duk sa më i kohës kinse (sa ma IN), përdoret lloj lloj fjale nëpër biseda, duke i bashkëngjitur gjuhës shqipe fjali që fare nuk përkojnë me origjinalitetin.
Thoshin gjermanët, nuk mund të mësosh gjuhën gjermane kurrë mirë, nëse nuk e dinë mirë gjuhën shqipe!
Sot, vetëm shikoj profilet e ndonjë personaliteti e intelektuali nëpër rrjetet sociale dhe bindesh çfarë vuajte, dhe çfarë fatkeqësie përjeton gjuha shqipe.
Se për rininë mos të flasim fare tashmë….
____
ESH
___________
publikime.com