Pasuria shtetërore, buxheti, mirëqenia dhe shpresa!
Të hyrat buxhetore përgjatë vitit 2021/22 tregojnë një barometër të rritur dukshëm kundrejt viteve paraprake.
- Të hyrat buxhetore kanë treguar një rritje prej 25%, dhe besimi qytetar ndaj një qeverisje më të mirë është po ashtu progres në këtë grafikon.
- Krahas rritjes së të hyrave buxhetore kemi e rritjen e shpenzimeve buxhetore, por jo të bazuar në mëditje mallra dhe shërbime për rritjen e pagave duke politizuar gjithçka vetëm për të qëndruar në pushtet, por rritja prej 12% në shpenzimet buxhetore është në projekte zhvillimore, investime, mbështetjen në hapjen e bizneseve, mbështetjen për rritjen e atyre ekzistuese, subvencione të ndryshme e deri në investime në shkencë e më gjërë.
- GDP (Prodhimi i Brendshëm Bruto) ka shënuar rritje po ashtu me 17%, ku barometri tregon që vlera monetare do të jetë më e lartë në të gjithat mallrat dhe shërbimet brenda vendit.
Fondi më i madh monetar që një shtet disponon është Buxheti i Shtetit, ky është një plan vjetor (listë kontrolli) që tregon shpenzimet qeveritare dhe burimet e mbulimit të tyre, të ardhurat. Përbërja e buxhetit përcaktohet nga potenciali ekonomik i vendit. Akumulimi i fondeve të konsiderueshme në sistemin buxhetor krijon një mundësi për të siguruar zhvillimin e barabartë të ekonomisë dhe sferës social-kulturore-shoqërore në të gjithë vendin.
4. Pothuajse 80% e vëllimit të të ardhurave të buxhetit të shtetit japin taksat. Tatimi mbi vlerën e shtuar, taksa-tatimi, tatimi mbi të ardhurat, akciza, të ardhurat nga transaksionet kapitale, të ardhurat nga pasuria dhe sipërmarrja shtetërore, gjobat, tatimi mbi shërbimet etj, janë disa nga të ardhurat dhe hyrjet në buxhetin e shtetit.
5. Është projektuar ulja e borxhit bazuar në PBB me 6% në raport me vitet paraprake, praktikisht viti 2022 e gjen Kosovën me PBB në rritje, kundrejt një borxhi të zvogëluar. Kjo tregon për vazhdimin e sanimeve të problemeve të shkaktuara në ekonomi nga keqqeverisja e më parshme.
6. Deficiti buxhetor rezulton në një zvogëlim me 36% më të ulët në projektimin miratimin dhe implementimin e buxhetit të 2022-ës. Duke shpërfaqur një tendencë në rritje për llogaridhënie dhe transparencë më të lartë në shpenzimin e parasë publike!
Duke analizuar këtë hasim në një lëvizje interesante ku vërejmë një dallim të madh që duket në të hyrat buxhetore dhe deficiti buxhetor, kjo tregon një indikacion të theksuar të luftimit të korrupsionit.
Praktikisht lufta kundër korrupsionit pos që jep rezultate, ajo rrit inkasimin e parasë në kasën e shtetit, e që rrjedhimisht edhe buxheti i shtetit shënon rritje ekonomike e financiare me hapa galopant.
Kur kemi rritje të të hyrave buxhetore, rrjedhimisht kemi investime në projekte kapitale që kanë të bëjnë me rregullimin e jetës sonë, e kjo pastaj kthen besimin e qytetarëve në institucionet e shtetit.
Kjo tani kalon në një stad tjetër, sepse atdhedashësit do të kontribuojnë në një të mirë të përbashkët duke përmbushur obligimet dhe detyrimet ndaj Republikës, e njëkohësisht duke i ndëshkuar dëmtuesit dhe zhvatësit e shtetit.
Pra, qytetaria aktive shënon rritje, dhe për pasojë shumë më lehtë do të identifikohen keqbërësit kundrejt atyre që dëshirojnë një jetë të begatshme pas pasur nevojë të mendojnë se si me ikur nga ky vend.
Më shpresë së po vihen bazat e një shteti të mirëfilltë, ku pastaj cilido që të vjen të qeverisë me këtë vend, duhet të tregojë dashuri për këtë shtet duke e zhvilluar ekonomikisht pa përjashtuar asnjë sferë tjetër sociale e shoqërore.
Inkasimi i mjeteve financiare në të mirën e përbashkët është investim për një të ardhme e cila garanton që dikur më vonë të gjithë do të përfitojnë nga kjo pasuri.
E jo sikur deri më tani që më shumë në fokus ishte pasurimi individual e klanor i përfaqësuar përmes subjekteve të caktuara, varësisht interesit që vërdëllisej në sipërfaqe.
Prandaj Darvini ka thënë se “Një njeri që guxon të humbasë një orë kohë, nuk e ka zbuluar vlerën e jetës”.
Përllogariteni neve sa kohë na u është marrë!?
Jetojmë dhe presim!
Shohim e bëjmë!
____
ESH
___________
publikime.com