• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Work: full time, part time!

ByEmrush

Dec 27, 2021

Work: full time, part time!

Se shteti ynë, respektivisht Republika e Kosovës është ideuar e krijuar si rrjedhojë për ti shërbyer një elite të caktuar politikanësh e oligarkësh kjo nuk do diskutim.

Sa më shumë që thellohesh dhe njeh proceset dhe zhvillimet në institucionet e shtetit qofshin ato në qeveri lartë, qofshin në ndonjë ndërmarrje publike, apo edhe qoftë institucionet komunale, arrin pikën e zhgënjimit dhe të fyhet inteligjenca!

Sipas raporteve dhe gjetjeve nëpër institucionet e Republikës del që një i punësuar në institucionet komunale, e që rrjedhimisht ishte hy në punë si meritë e familjarizimit e afërsisë me titullarët, del që në ditë kishte qenë produktiv në punë vetëm 2 orë e 30 minuta (edhe naj ditë dhe kjo ndalet).

Kjo tregon se një punonjës komunal (mendohet) që ka hargjuar kohën në vendin e punës në këtë mënyrë!

  1. Përgatitja për fillimin e punës, mëngjesi i hershëm 10 minuta
  2. Shfletimi dhe leximi nëpër portale 50 minuta.
  3. Qëndrimi me kohë nëpër rrjete sociale 1 orë.
  4. Diskutimi më punonjës tjerë që nuk kanë lidhje fare me punën 20 minuta.
  5. Kërkimi dhe shpenzimi i kohës për punë tjera përgjatë orarit të punës 15 minuta
  6. Thirrjet telefonike, sms dhe të tjera aplikacione të komunikimit që nuk kanë lidhje me punën 25 minuta.
  7. Përgjigje në emaila që lidhet me punën 25 minuta
  8. Shikim të çështjeve që duhet për tu kryer në detyrat që ngarkojnë mbi punën 40 minuta
  9. Dreka, pirja e çajit, pirja e kafes 1 orë e 35 minuta.
  10. Pauza jashtë orarit të punës, dhe që nuk lidhet me punën 25 minuta
  11. Komunikimi me familjarë, dhe institucione tjera si shkollë, fakultet, çerdhe që nuk kanë lidhje me punën 20 minuta.
  12. Detyra të kërkuara nga puna, raportime etj. 1 orë e 25 minuta
  13. Përgatitja për përfundimin e punës 10 minuta.

Në vitin 1817 kur kishte gjetur zanafillën slogani “Tetë orë punë, tetë orë rekreacion, tetë orë pushim”  si duket po trashëgohet dhe po nxënë vend vetëm në institucionet publike të Kosovës.

Qysh është duke ecur kjo Republika jonë sa i përket punës dhe produktivitetit të qenurit në punë, veç kur të shohim një ditë që në Kosovë të lind slogani “ 3 orë punë, 3 orë internet, 3 orë shëtitje, 3 orë rekreacion, 3 orë me familje 8 orë gjumë”.

Kjo të bien me harru krejt, kur dëgjon ketë tjetrën!

Imagjinoje, mendohet se një punonjës kishte arritur nivelin rekord të mungesës në punë, praktikisht 25 orë brenda një muaji nuk kishte shkuar në punë.

Dhe si desert e tërë kësaj është se, një punonjës kishte arritur pagën mbi 2750 euro?

Është për tu mos u besuar sa në këtë vend ka pasur individ që shtetin e kanë parë vetëm për të marrë nga ai, dhe për përvetësuar në interes personal e plotësisht në dëm të shtetit.

Ev bre Kosovë, vend i mundësive!

Paguhet për 8 orë, paguhet për normë të plotë, paguhet për orar të plotë!

Produktiviteti i tij në punë është vetë 2 orë e 30 minuta.

24 orë – 2.30 minuta punë, 22 orë e 30 minuta nejë, vec nejë!

Pra sa më shumë e njeh këtë shtet, aq më i madh është zhgënjimi, tha njani thellë i zhgënjyer!

____

ESH

____________

publikime.com

[dictum: Ata që ishin të mençur kanë ikur nga këtu, tashmë janë në perëndim diku!]

By Emrush