Sinkronizimi në mes qeverisë dhe qytetarëve është përplot një epokë e pas luftës që nuk mund te arrihet.
Këtu është një logjike e hedhur ne ajër, se subjektet qeverisin me vendin mbi programet që kane interes subjektin e tyre politik e jo interesin qytetar!
Odisejada e shfaqjes diskredituese ndaj qytetareve të republikës po vazhdon, duke e parë shtetin si një organizëm të shkëputur nga qytetarët?
Pra, mund të konkludojmë se nëse nuk vazhdohet më ndryshime, atëherë qytetarët po thonë që qeveria nuk pasqyron qëndrimet e tyre, dhe për rrjedhojë qytetarët vazhdojnë të shohin shtetin si te huaj edhe më tej!
Qytetarët nëse kanë ketë perceptim për qeverinë, rrjedhimisht për shtetin e tyre, ateherë kjo duhet të jetë një alarm për institucionet, dhe po ashtu nëse vazhdojnë të shohin edhe pushtetarët shtetin si te huaj kjo tregon kulmin e prapësuar.
Të dëmtosh, të vjedhësh, të keqqeverisjesh, të qeverisësh në kundërshtim me qytetarët deri nw përfundimin të mandatit, duke menduar se gjërat do të rregullohen vet!
Gjithë duke lënë në të shkruar (kësmet), e në dorë të zotit?
Të gjithë këtu shtetin e shohin si diçka që duhet shfrytëzuar dhe plaçkitur, dhe se një ditë dikush do te vjen dhe ta merr!
Po duket që po qëndrojmë në një shtet si të ishim me qira, të përkohshëm!
Për këtë arsye vendit e institucioneve të republikës ju duhen profesionist e intelektual të zellshëm të dëshmuar në lëmit e menaxhimit dhe ndërrmarrësisë, pavarësisht idesë e bindjes politike.
Nuk duhet pasur frikë nga profesionistët, frikë duhet pasur nga militantët!
Kjo tregon se e vetmja gjë që dimë për të ardhmen, është se ajo do të jetë ndryshe, ose që duhet të jetë!.
Prandaj ne mund të bëjmë gabime, por detyra jonë është për t’i korrigjuar ato, e kurrsesi për të vazhduar të ecët nëpër gjurmët e njëjta.
____
ESH
___________
publikime.com