Një miku ime kishte bërë nj përmbledhje kronologjike të shkrimeve nga portali im, duke më dërguar pastaj mua për të më bërë me dije se në shumë opinione duke analizuar të ardhmen e ngjarjeve politike në vend kam dal me efektivitet të plotë.
Diku, diku ja paskam qëlluar!?
Kjo të bën të ndjehesh që ke vlerë, dhe që vërtet dikush po i lexuaka shkrimet respektivisht analizat, e kur e kupton këtë nga miqtë atëherë është një motiv shtesë për të vazhduar për të mos u ndalur asnjëherë.
Super!
Nuk do të thotë që gjithë mirë e kemi dhe e qëllojmë, megjithatë diku targetin e paskemi shënjuar, edhe atë fortë bile.
Duke nisur nga:
- Fitorja e parë e KM Kurti dhe arritjen e koalicionit me partnerin qeverisës 4 mujor.
- Se rrëzimi i qeverisë ishte i padrejtë, i njëanshëm dhe do të krijonte mllef te qytetarët.
- Rrëzimi i qeverisë do ta rriste përqindjen e fitores së KM Kurti në zgjedhjet e dyta.
- Qeveria Hoti do të shpallet e jashtëligjshme (ashtu tha gjykata).
- Marrëveshja në Washington nuk do të jetë obligative për palët, nëse njëra nga palët nënshkruese nuk e zbaton atë.
- Se nuk do të vijnë 13 miliard dollarët e premtuar nga kjo marrëveshje.
- Opinioni ishte se do të zgjidhet kryetarja e vendit
- Përzgjedhjen e kryetares së vendit do ta voton subjekti politik nga vinte ajo.
- Rritja e VV do të jetë mbi 50% (edhe pse mendohet që kjo përqindje ishte më e lartë).
- Do të bëjnë koalicion dhe do të qeverisin të vetëm iniciativa e presidentes dhe subjekti politik VV.
- Ora policore e vendosur ditën është e jashtë ligjshme.
- Qeveria Kurti 2 nuk do të fal borgjet tatimore.
- Se do të ndalohet instalimi 5G nga Huawei në rajonin Ballkanik e Evropë kryesisht.
- Trilema financiare dhe rënia ekonomike përgjatë pandemisë, e rikuperimi i saj do të bëhet kah mesi i vitit 2021 (në Kosovë).
- Rritja ekonomike e krahas saj edhe rritja e buxhetit të Republikës.
- Fitoren e kandidatit për kryetar Gjilan.
- Zëvendësimin e Komandantit të Ushtrisë së Kosovës
- Mos funksionimi i iniciativës rajone “Open Ballkan”.
- Koalicionet Guns N’Roses (koalicionet në mes rivalëve të përbetuar politik, vetëm para publikut normalisht).
- Ardhja e mërgatës në numër të madh gjatë sezonit verorë 2021.
- Analiza mbi atë se më mirë një bllokim total i vendit, apo hapja e tij për ardhjen e mërgimtarëve, u vendos në favor të hapjes së vendit. (me gjithë humbjet nga covid, varfëria doli të jetë më e rrezikshme).
- Ndryshimet nuk janë të lehta, por doli që janë të mundura.
- Kandidatët e pavarur, se ata ishin vegla të subjekteve të caktuara përgjatë fushatës.
- Intervenimi i reciprocitetit mbi targat dhe efektshmëria e dërgimit të forcave speciale në veri për të vendosur rend dhe ligj.
- Fake account dhe ndihma e madhe që ju kanë bërë në fitoren e kandidatëve në disa kryetarëve nëpër komuna.
- ID, QR kodet dhe përdorimi i tyre për të ardhmen në identifikimin dhe ruajtjen teknologjisë blockchain. (covid vaksina, investime, qarkullimi botëror).
- Rënia, ngritja e pushteteve, rënia ngritja e individëve si kërkesë e kohës dhe qytetarëve të saj.
- Etj…vazhdon!
Nejse!
Janë edhe disa analiza tjera më të vogla ndoshta që përmes shfaqjes së opinionit tim, kanë dal që të kenë efektshmëri mbi 70%, ose që pjesërisht të dalin të sakta.
Sidomos janë do kështu lokale, do ndërrime nëpër disa institucione që ishte si kërkesë e kohës, diçka që është publike dhe e përbashkët edhe ashtu duhet të ruhet dhe mbahet.
Unë mund të heq kapelën për secilin që kishte gjetur kohë, dhe gjen kohë të lexoj opinionet e shfaqura të portali publikime.com.
Më gëzon fakti që këto nuk mund të lexohen si parashikime, e as që unë jam messia për të ditur dhe lexuar të ardhmen. Analizat bëhen duke pasur informacionin e duhur që e njeh nga afër vullnetin e qytetarëve për ndryshime në vend dhe më gjerë.
Një farë peripecie jetësore, që tregohet përmes leximit, ecjes dhe njohjes së kulturave të ndryshme nëpër botë!
Të gjitha mund të shtrembërohen, bishtnohen, të kamuflohen e stilizohen, vetëm e vërteta dhe realiteti kurrë jo!
E vërteta mbetet e vërtetë, deshëm apo s’deshëm ne!
Gjenialiteti nuk është tjetër veçse aftësia për të parë realitetin nga perspektiva të pazakonta thoshte James.
Pra është një farë gjenialiteti edhe kur e sheh dhe dallon realitetin, veçori që jo të gjithë e dëshirojnë ose e kanë këtë.
Shumë realitetin e shohin të ideuar përmes koncepteve të interesit, e disa të tjerë të detyruar përmes shantazheve. E një pjesë tjetër realitetin e sheh me inate!
Realiteti është një, dhe i patjetërsueshëm!
Si do të jetë e ardhmja, askush nuk mund ta parashikon. Bazuar në analiza duke veçuar suksesin e secilit të ndarë dhe të zbërthyer në detajet më të imta, del që një kohë të gjatë forcat që do të përballen me jetët e qytetarëve duke luftuar korrupsionin, krimin dhe nepotizmin, e veçanërisht duke ruajtur marrëdhënien e shëndosh me ShBA-në gjatë do të qëndrojnë në pushtet.
Who know!
Maybe I’m right!
Thanks | Danke #VSusuri
_____
ESH
________________
publikime.com
[Dictum: Paqja është më e çmuar se triumfi..]