Kronologjia e kremtimit të festave nuk po pëson ndonjë ndryshim. Erdhën, zbritën, qeveritë një emërues të përbashkët po e kanë, që si duket nuk dëshirojnë ta ndërrojnë këtë kurs dhe këtë qasje për të ruajtur kompaktësinë e pajtimit bile te pushimi!
Kalendari i festave vazhdon me itinerarin e njëjtë, festa bie të dielën, pushimi zhvendoset për të hënën!
Praktikisht dita e diel ditë pushimi, mirëpo si duket nuk po pushohet sa duhet ku rrjedhimisht i bie që nuk po festohet qysh duhet, dhe kështu që një ditë prej shpisë (lexo prej shtetit) thoshte një miku im.
Po pushohet të lodhur nga pushimet!
Pra, nga pushimi në pushim!
Kjo të ngjason me atë barsoletën se “pse disa njerëz e mbajnë karrikën afër shtratit të fjetjes’?
Përgjigjja është:
Që kur të zgjohen, me u ul me pushuar!
Se disa edhe nga gjumi zgjohen të lodhur
Nejse!
12 festat zyrtare tashmë, po mbajnë peng po thuajse një muaj të vitit punues!
Duke mos përfshirë, pushimet mjekësore, pushimet e vitit, pushimet pa pagesë, mungesat në punë pa ndonjë arsye dhe kështu me radhë!
Disi kemi arritur epitetin popull sevdalinjësh!
Kurse jeta jonë është bërë po thuajse jetë tallavaje!
Njerëzit e mençur të suksesshëm dhe punëtorë gjejnë zgjidhje dhe nuk ankohen, dembelët dhe përtacët rrojnë nga arsyet!
Kjo praktikë duhet të ndryshon, e kur njerëzit idenë se kanë!
Vetëm se duhet të ndryshon!
____
ESH
___________
publikime.com