Këto euforizmat e për vjetshëm që vijnë në çdo 28 nëntor, përveç që bëhet promovim i zjarrtë i bashkimit të shteteve tona, vjen disi në kohën kur bën shumë ftohtë.
Pra vjen në kohën e ftohëshme, vjen e ftohtë dhe pranohet ftohtë…
E kemi thënë edhe më herët, bashkimi nuk vjen me retorika politike të zjarrta e patriotike.
Bashkimi është duke ndodhur tash e sa kohë në mes qytetarëve, bizneseve, turizmit, kulturës, televizioneve etj.!
Thjeshtë nëse nuk e ndihmoni këtë, mos u bëni pengesë!
Lëreni njerëzit se vet e rregullojnë tregun, qarkullimin, biznesin, kulturën, bashkëpunimin dhe bashkimin.
Mbi 360 marrëveshje deri tani tha dikush që janë nënshkruar në mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Po thuajse asnjë nuk është realizuar, atëherë dikush është kah i saboton këto marrëveshje të nënshkruara me vullnetin e palëve!
Qysh kishte me thënë një dosti i imi “ dikush është tu e pi duhanin tinza”.
Përtej nënshkrimit të marrëveshjeve, duhet zbatimi i tyre në terren.
Si rrjedhojë e kësaj në duhet njohim dominimin parimor, patriotik, ekonomik, shoqëror e kombëtarë!
Të rrojmë e të presim!
____
ESH
____________
publikime.com