Atëherë!
Çfarë u bë me sistemin diktatorial dhe me diktatorin?
Si lejon diktatori të humb disa komuna?
Është e pashpjegueshme mënyra e rotacionit nga një sistem demokratik në atë komunist, e sërish pastaj kthimi në demokraci.
Pra, sistemet po ndërrohen dhe po kalojnë nga diktatura në demokraci, mirëpo diktatori po qëndron në krye?
Veç po vëzhgon, hah?
A është kjo tash demokraci, apo diktaturë?
Bërtitshin bre si mos me kanë normal!
U ç’ kap pushteti për tu kapur!
Kemi mu kthye në komunizëm, diktatura po vjen, ev, ev!
E tash edhe komunizëm, edhe diktator, edhe me humb zgjedhjet nuk ka mundësi!
Veç, nejse, nejse!
Për komunizmin dhe sistemet diktatoriale është një shaka kur një aktivist komunist i drejtohet një grupi të punëtorëve, duke premtuar: “Kur të vijë revolucioni, të gjithë ju do të hani dredhëza dhe kajmak!”.
- Një punëtorë e ngriti dorën dhe tha: “Por mua nuk më pëlqejnë dredhëzat dhe kajmaku.”
Komunisti u kundërpërgjigj menjëherë edhe pak më nervoz me ton paksa kërcënues: “Kur të vijë revolucioni, ty do të të pëlqejnë dredhëzat dhe kajmaku”.
Prandaj mënyra e lavdërimit të njerëzve bëhej duke thënë se: të vetmet gjëra që kanë rëndësi janë dëshirat e tyre!
Pra, dëshirat, jo e vërteta!
Thirrja që të votohen parti që i thonë popullit se kanë të drejtë të zgjedhin çfarëdo qeverie që dëshirojnë, por që nuk mund të zgjedhin çfarëdo të vërtete që i pëlqen funksioni kësaj here!
Leximi dhe ecja/shëtitja nëpër botë, do të rriste nivelin e intelektit!
Sepse një njeri që lexon dhe një tjetër që ec/shëtit, kanë një pikë të përbashkët!
____
ESH
____________
publikime.com