Edhe pse duket sipas grafikonit të përpunuara nga “politico” se Kosova qëndron më së miri në rajon sa i përket forcimit dhe zhvillimit të demokracisë, ajo sërish është përjashtuar nga “Samiti për Demokraci” e organizuar nga Presidenti i ShBA-ve Joe Biden.
Republika e Kosovës është një nga vendet e pakta në Evropën Juglindore dhe Azinë Qendrore që ka pasur një rritje të theksuar dhe të pastër në rezultatin e demokracisë përgjatë 4 viteve të fundit.
Megjithatë Kosova është përjashtuar si paket në grupin me Serbinë dhe Bosnjën.
Për të balancuar paksa problemet në rajon që vazhdojnë të rendojnë demokracitë si pasojë e Serbisë dhe rolit të saj destruktiv, atëherë edhe ne jemi futur në këtë ndëshkim.
Arsye tjetër nuk ka!
Si është ajo thënia “ngatë lisit të thatë, digjet edhe i njomi”.
Një gjë të tillë tërthorazi e potencoi edhe Ambasada e ShBA-ve.
Bazuar mbi ketë ne po korrim frytet e asaj çfarë kemi mbjellë.
Në shtetet e rajonit grafiku tregon përformancë të mirë për Kosovën në zhvillimin e demokracisë, kurse pozicionim më të keq për Serbinë, Mali i Zi dhe Shqipërinë.
Paramendo Polonia në samitin e demokracisë, e para në tabelë sa i përket mos zhvillimit dhe dëmtimit të demokracisë.
____
ESH
____________
publikime.com