• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Kthimi i koalicionit Guns N’Roses!

ByEmrush

Oct 28, 2021

Kafe dynja!
Guns N’Roses!

Në anglisht kishin me thanë Gun’s n’roses, me demek koalicionet nga ata të armëve mes atyre të luleve (lexo trëndafilave).

Tentohej të krijoheshin këtyneherë koalicione përmes negociatave të pafundme nga njerëzit “parimor” që e donin aq shumë atdheun dhe republikën, saqë fare nuk interesoheshin për jetët e njerëzve e të qytetarëve të saj, ata me rendësi ishte se si të ndanin pushtetet, duke kaluar nëpër çdo detaj.

Bile thoshin se edhe portierët nëpër institucione i kanë pasur nëpër fleta të letrës kur zhvillonin bisedime mbi koalicionet e mundshme për formimin e qeverisë.

Kurse të tillët sot na mbajnë leksion mbi demokracinë, mbi institucionet e shtetit, mbi republikën dhe atdhedashurinë.

Të tillët sot akuzojnë dhe gjuajnë në të djathtë e në ta majtë mbi një qeveri që jetëgjatësinë e ka për më pak se 7 muaj.

Nejse!

Njerëzit rriheshin, vriteshin, aty këtu hidheshin bomba, fjaloseshin edhe nëpër dasma, në rrugë, nëpër tubime elektorale, e fajin e hidhnin Roses te Guns, dhe anasjelltas.

Krejt këtë spektakël ne qytetarët e shihnim përmes ekraneve dhe ngjarjeve që kohë pas kohë bllokonin qytetet nga policë të shumtë të unmikut e policia e Kosovës.

Në taksapaguesit e këtij vendi aq shumë merakoseshim për mos krijimin e institucioneve, dhe shumë intelektual shprehnin brengën për zbehjen e brishta ashtu kështu që të institucioneve tona për mos arritjen e koalicionit.

Sepse shteti mbetej pezull, nuk funksiononte asgjë në dukje. Pas perdeve asgjë nuk ndalej, shpronësimet vazhdonin, privatizimet vazhdonin, përqindja në tenderë vazhdonte, punësimi militant vazhdonte, dibiduz e ahmak diplomonin pajiseshin me diploma dhe nxinin vendet e punës.

Kurse koalicionet nuk arriheshin, kinse nuk mund të merreshin vesh!

Mirë, këto koalicione edhe ashtu bëheshin nëpër caffe, kafiteri e gjetiu.

Pas terë kësaj, njerëzit pëshpëritnin në mes vete!

Vazhdonte njëri: Nuk mund të bëhen bashkë, s’ma merr mendja!

Tjetri, kurrë hiq, hiq!

Ata janë sha e rreh me veti, e po të bëhen bashkë!

Një tjetër, more ata kanë bërë dosje ndaj njëri tjetrit.

A e din që krejt maskarallëku i konkurrencës mes tyre ka qenë nëpër media, ndërhynte tjetri.

Njëra palë kishte mediat e veta, tjetra kishte ndikimin të do tjera, e rëndësishme ishte që kishin arritur deri në një farë mase ta politizonin popullin, dhe askush askujt më nuk i besonte.

Askush asgjë më nuk kuptonte!

  • Kush e mendonte një koalicion të tillë?

Kurrën e kurrës nuk do të këtë koalicion “Guns N’Roses” dikur thonin (2014)!!!

Nuk do të kalon ma koalicioni Guns rosës, kjo pëshpëritej edhe mes militantëve të këtyre subjekteve.

  • Ndoshta edhe mund ta ndihmoni njëri tjetrin.
  • Ndoshta edhe mund të bëni sërish koalicion.
  • Bile bile, ndoshta mundeni edhe të fitoni, who know!

Vetëm se një gjë tashmë e kemi marr vesh, dhe është një fakt i pamohueshëm që e ka vërtetuar koha!

Kanë rënë qeveri e qeveri, një pas një. Kanë ra qeveri të mira e të suksesshme. Kanë rënë po ashtu qeveri hajdutesh, vagabondësh e militantësh.

Kanë rënë pushtete e pushtete, të mëdha e të vogla.

Kanë rënë perandori, besa kanë rënë edhe mbretëri…

Mos keni frikë!

Keine panik bitte….

Kanë rënë dhe do të bien, sepse qytetarët gjithnjë do të kërkojnë një jetë më të dinjitetëshme dhe të barabartë.

Koha e privilegjeve dhe ndarja në shtresa po perëndon!

Atëherë!

E tash kush është Guns e kush Roses?!

____
ESH
___________
publikime.com

By Emrush