Atëherë!
Nëse dëshiron të shkosh sipas logjikës që mund të pranohet te shqiptarët fare lehtë është ajo se:
Vjedh e shkatërro këtë vend për 20 vite të tëra, keqpërdor pozitën shtetërore gjithnjë në favor tëndin dhe të subjektit tënd politik.
Pasurohu nga taksat e qytetarëve, investo në pastaj ato para investoj në biznes, punëso familjar e miq, shkel çdo parim nëpër çdo konkurse..
Vazhdo me të tilla sjellje të padurueshme për një shoqëri të lirë që nëpërkëmbej kah do dhe si do nga mbajtësit e pushtetshëm..
Pauzë nja 6 muaj apo një vit.
Dhe kthehu në skenë sërish!
Ktheju shqiptarëve si frymë e re, më disa ndryshime dekoruese të figurave dhe pastaj krejt kjo do të pranohet lehtë, fare lehtë si NDRYSHIM
U pranove!
Të falen shqiptarët.
Pra, fryma e ndryshimit, ama individët të njëjtit.
Ev…..
Ujqit e vjetër nën lëkurën e të rinjve, strategjia dhe objektivat e njëjta, njerëzit e ndryshëm!
Prandaj sot nëse bëhesh me i keqi, të gjithë do ti kesh pas.
Bëhu idiot dhe të gjithë do të hapin rrugën, do të qerosin dhe do të bëjnë mik.
Sepse ky vend duket që po biem në fjalët e të pareve. Pra duket që ky vend të jetë i mallkuar, të mirin, intelektualin, të zotin të devotshmin nuk e donë, nuk e respektojnë e nuk nderojnë.
Sa më i pa shkolluar që je, aq më shumë ke mundësi avancimi, dhe do të depërtosh shumë më lehtë, rrjedhimisht më të gjithë do të jesh mirë.
Sa më intrigant, faqezi e lahper të jesh aq më i ngritur në shoqëri respektivisht në politikë do të jesh.
Fatkeqësisht kjo është koha nëpër të cilën po kalon shoqëria shqiptare (kosovare), dhe duket që faza e tranzicionit te shqiptarët s’do të ketë një fund kurrë njëherë.
Po të lëshoj zoti e mundohesh të flasësh të vërtetën, të tregosh realitetin, të flasësh përmes instinktit tuaj intelektual dhe parimor, do të linçohesh, do të etiketojnë, do të bëjnë aventurier që besa, e do të shkojnë deri aty sa të bëjnë edhe tradhtar.
____
ESH
____________
publikime.com
[dictum: Ndryshimet nuk janë të lehta, por janë të mundshme!]