Te çështjet profesionale që indirekt dhe në disa raste prekin direkt jetën e qytetarit, do të ishte mirë që para publikimit të këtyre dhënave të konsultohen edhe profesionistët.
Do të ishte kredit i mirë, dhe gjërat do të dilnin më të kthjellëta dhe me reputacion kredibil.
Sepse këso rritje ekonomike (në këtë rast të GDP-së) nëse vazhdojnë të proklamohen në këtë mënyrë, nuk besoj që i bëjnë nder shtetit dhe zhvillimit të saj, përkundrazi kjo do të konsiderohet si një fasadë meskine dhe fyerje për inteligjencën profesionale.
Edhe në të kaluarën kishte promovime të tilla, e që llogariteshin informata fiasko.
Vazhdimi i publikimit të numrave, dhe pjesës që figurojnë statistika të thata përmes numrave nuk ndikojnë aspak në përditshmërinë e qytetarëve të Republikës.
E realiteti i tërësishëm na paraqet të kundërtën e këtyre shifrave, mbi 17% e pjesës së qytetarëve po mendohet që janë duke pritur një vizë për migrim jashtë vendit, dhe këtu hynë mosha rinore pothuajse plotësisht, në ekonomi kjo është determinuese për një grafikon që tregon rritjen ekonomike, për shkakun se fuqia e re punëtore do të tatohet me vlera më shumë mosha e tretë e jetës.
Pasojë e bllokadave të ndryshme si pasojë e covid ka bërë që shumë biznese le që nuk kanë mundur të rrisin prodhimin, por kanë pësuar regres në balancin me vitet paraprake.
Nejse!
Kosova pas pandemisë është duke vuajtur një rënie të fuqisë prodhuese , më gjithë që shumë nga bizneset tashmë janë hapur dhe kërkojnë fuqi punëtore, megjithatë në treg ka pak kërkesa, e oferta mundet të jetë shumë më e madhe. Prandaj rritja ekonomike do të duhej të vjen si rrjedhojë e ruajtjes së GDP respektivisht rritjes ekonomike.
Në fakt (realisht) te në kemi një rënie të bruto prodhimit vendor, dhe kjo për pasojë do të ndikon ne rritjen ekonomike.
Një ekonomi e lirë ku gërshetohen oferta dhe kërkesa, blerësi dhe shitësi determinon tregun e lirë, ku shteti do të mund të luan rolin e spektatorit, dhe për rrjedhojë as nuk mundet të ndikojë e as të ndërhyjë në rritjen e çmimeve.
Krahas çmimeve dhe rritjeve të tyre, është pashmangshëm edhe rritja e inflacionit.
Po të ngrisim edhe grafikën e inflacionit nuk besoj që do të tregoheshin këto shifra, për rrjedhojë të kësaj ato do të ishin dëshpëruese, por profesionistët e vërtetë do të paraqisnin realitetin.
Mundësia për me luajt me numra nuk është ana zotëruese dhe kapaciteti i njohurive i një profesionisti.
Nejse!
Unë një gjë e di që shteti, e rrjedhimisht institucionet e saja nuk duhet të kenë frikë profesionistët, përkundrazi ajo do të ndjehet e qetë në aplikimin e politikave të saja përkrah intelektualëve dhe profesionistëve.
Nëse monedha e vetme, kredibile dhe më e forta në planet (USD) është duke ndjerë kohën e dobësimit të saj, dhe kurba është duke dërguar atë drejt një tëposhtëze, atëherë ekonomitë e pjesës tjetër të botës do të bien si akullnajat para rrezeve të diellit.
Ka indikacione se post covid, ekonomia botërore do të pëson ngritje e për rrjedhojë edhe ekonomia jonë do të ketë rritje përkrah rritjeve tjera, këtë gjë po e thotë banka botërore dhe disa barometra tjerë që shumë agjencione konsulentë po merren me këtë, mirëpo kjo është ende herët të flitet.
Sepse tash në botë po dalin në sipërfaqe kriza tjera, siç është kriza dhe rënia e dollarit amerikan, rritja dhe shpërndarja e criptovalutave, shtrenjtimi i gazit natyror, ngecja në prodhim të lëndës së parë në Kinë, transporti, ngrohja globale që pritet të ngrit tensione nëpër shumë shtete nëpër botë e kështu me radhë.
Bën me ecur kjo fazë pa pompozitet të madh.
Më mirë gjerat e pasakta është me kalua në heshtje!
____
ESH
____________
publikime.com