Njerëzit me karakter të dobët, ata me moral të ulët dhe ata që flasin pas shpinës e përgojojnë, në të gjitha etapat shoqërore janë trajtuar si qenia më idioteske dhe e pabesë në shoqëri dhe rrjedhimisht edhe në jetë.
Për ti thënë dikujt mik e shok është punë e madhe, thonë shumë njerëz të sprovuar.
Ai që është miku, shoku, kolegu, partneri juaj nuk ka asnjë mundësi që dikush në prezencën e tij të flet keq për ty apo të përgojon.
Çfarë sjellë e ardhmja nëse ti vazhdon të rrethohesh nga njerëz të tillë?
Disident të tillë që nuk përkojnë me realitetin, duke u zmbrapsur nga zilia primitive kronike dhe i tërhequr mbi premisat narcistike, nuk përmisohen kurrë.
Prandaj logjika thotë ti që je miku, shoku, kolegu, partneri im, mos më trego se ata të tjerët kanë folur keq për mua.
Ka një shpjegim të rrjedhshëm që thotë se pse ata në pranin tënde kishin guxim të flisnin keq për mua.
Pra, miku, dosti, shoku, kolegu, partneri i mirë të mbron edhe atëherë kur nuk je ti prezent ose largohet nga ajo tavolinë në momentin që dikush flet keq për ty apo të përgojon!
Tiparet e një miku të mirë vihen në peshore atëherë kur i apostrofuari nuk është i pranishëm, dhe pastaj prezenca jote duhet të shërbej si mburojë për ruajtjen e personalitetit të mikut tënd, normalisht atëherë kur përfshihet ai nga të pavërtetat, linçimet e etiketimet.
Mos u bëfshin protagonist të kësaj vet miqtë, atëherë kalojmë në një storie tjetër!
Mirë, shumë mirë!
Kjo të ne duket një mision i pamundur!
Austriaket thonë vetëm i marri e provon thellësinë e ujit me dy këmbë!
Prandaj!
Ai që qesh të premten, sigurisht do të qaj të dielën, mbajeni mend!
____
ESH
______________
publikime.com