• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Ra ky mort e u pamë!

ByEmrush

Oct 19, 2021

Kur dëgjonim për Drenicën, disi e njihnim në vazhdimësi për oda e të rreshkur nga varfëria e kohëpaskohshme si pasojë e regjimeve që zotëronin ato rajone!

Dikur më vonë filluam Drenicën ta njihnim përmes këngëve, zhanre të ndryshme të muzikave të ardhur nga artist të ndryshëm, në të shumtën muzikë popullore dhe patriotike si thirreshin dikur.

Por, erdhi një moment që Drenicën ta njohim përmes luftës, përmes vuajtjeve e vrasjeve, përmes patriotëve e shpërnguljeve të njerëzve!

Drenicën e plotë e njohëm kur para botës u shfaq Familja Heroike e Jasharajve të rënë në altarin e lirisë. Plotë 52 njerëz, mosha të ndryshme kishin qenë pjesë e vrasjeve të makinerisë vrastare serbe.

Drenica hyri në etapën e lavdisë së kërkuar prej kohësh, e kjo duke renditur në piedestalin më të lartë të LIRISË së një vendi.

Familja Jashari nga Prekazi i Skenderajt po ngjiteshin në përjetësinë dhe pavdekësinë e saj.

Shekulli i lavdisë përflitej se do ti takoj kësaj familje, dhe pelegrin të shumtë që merrnin rrugën e Prekazit ti vizitonin të rënët për liri nga Familja Jashari, thuhej se Meka e Shqiptarëve duhet të jetë Prekazi tashmë.



E tërë kjo si duket u kris dhe ra përtokë!

Nuk thuhet më kotë, shumë më mirë disa gjëra mos me i njoh fare, mbetesh në fantazinë imagjinare duke projektuar dashurinë sipas gjërave që lexon dhe shikon virtualisht.



Shpesh herë njerëzve ju vjen të pyesin?

Se vërtet ja vlen për këtë vend sakrifica dhe flijimi.

Urrejtjen më të madhe gjithherë e ke nga të afërmit dhe pjesa që të njeh dhe qesh përball syve tu!
Pas shpinës: “U kënaqem krejt, këtu s’kanë çka lypin tjerët, veç kot lodhen!

Kishte thënë Koushner “Sikur të kishte Çmim Nobel për Liri, atëherë ai do t’i takonte familjes Jashari”.

____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush