• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Show must go on!

ByEmrush

Oct 18, 2021

Në vitin 1972 në Lojërat Olimpike të 20-ta me radhë që po mbaheshin në Munih të Gjermanisë Perëndimore, ndodh masakra e paparë e deriatëhershme, ku sulmues Palestinez (arab) kishin arritur të depërtonin në hotelin e lojtarëve Izraelit, dhe i kishin marr peng gjithë ekipin e futbollit, për ti vrarë dhe ekzekutuar pastaj një nga një.

Presidenti Gjermanisë Perëndimore i asaj kohe Gustav Heinemann së bashku me Kancelarin Willy Brandt, nuk i ndaluan Lojërat Olimpike, dhe thuhet se përdoren shprehjen “Games must go on”, gjë kjo pastaj nga mediat u përkthye si “Show must go on” (shfaqja duhet të vazhdoj).

Pra, pavarësisht humbjes se jetëve të vrare e ekipe komplete e futbollit, urrejtja në mes popujve ishte akoma e theksuar
Gjermanet nuk ndaluan Lojërat Olimpike, më pas shumë shtete u larguan nga këto gara, përfshirë Izraelin.

Behind the Story: The Show Must Go On

Ana tjetër e këngës tregon që këngëtari kur kuptoi lajmin se nuk ka shumë jetë nga infeksioni me HIV AIDS, atëherë vjen kënga Show Must Go On.

‘The Show Must Go On’ është një terminologji e cila në vete përmban mesazh inkurajues, që kur merr përmasat e shfaqjes, do të thotë se ngjarjet në prapaskenë nuk kanë fare rëndësi.

Ju mund të thyheni, vuani, luftoni, gëzoheni, torturoheni, poshtërohuni, festoni, humbni, fitoni ose ndjeni dhembje, hidhërim, ngazëllim – asnjëra prej tyre nuk ka rëndësi.

E rëndësishme është vetëm imazhi që keni prezantuar para auditorit, dhe etapat tuaja do të fillojnë aty ku të tjerët kanë përfituar padrejtësisht deri më tani.

Dhe kjo gjë tashmë po ndalet, do të fillon një etapë e re, kjo ka rëndësi të dihet.

Atëherë Show Must Go On!

Time is!

Qysh ka thënë Einstein “Asgjë nuk është absolute, gjithçka është relative!

____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush