Dy çështje etike … Për tërheqjen e vëmendjes e të mençurve dhe atyre që dëshirojnë të bëhen të mençur, inteligjent në kujtesë…
Lexoje:
Në fund e gjen përgjigjen!
- Pyetja e parë
Le të supozojmë që e njihni një grua që është shtatzënë.
Ajo tashmë ka tetë fëmijë, duke përfshirë tre të shurdhër, dy të verbër dhe një të retarduar.
Për më tepër kjo grua ka sifiliz.
A do t’i rekomandonit të abortojë?
Përgjigjuni me mendje të shëndoshë pastaj lexoni.
Përgjigjuni për mendsh pastaj lexoni pyetjen e dytë …
- Pyetja e dytë.
Është koha për të zgjedhur Presidentin e Botës dhe vota juaj do të jetë vendimtare.
Ja të dhënat për tre kandidatët kryesorë:
- Kandidati i parë:
Kandidati i parë shoqërohet me politikanë të korruptuar dhe konsultohet me astrologë. Kishte dy dashnore. Ai pi duhan si një farkëtar dhe pi 8 deri në 10 gota Martini në ditë …
- Kandidati i dytë:
Kandidati i dytë tashmë është shkarkuar dy herë. Ai fle deri në mesditë. Ai tymoste opium në kolegj dhe pi një çerek litër uiski çdo natë.
- Kandidati i tretë
Kandidati i tretë është një hero lufte i dekoruar me medalje. Ai është vegjetarian. Ai pi një birrë sipas rastit në përgjithësi nuk pinë alkool, dhe kurrë nuk ka pasur marrëdhënie jashtëmartesore.
Cilin nga këta tre kandidatë do të zgjidhni (sinqerisht)? Bëni zgjedhjen tuaj, pastaj lexoni përgjigjen më poshtë.
Andaj, ne duhet të jemi gjithmonë të kujdesshëm ndaj njerëzve që kanë një jetë të shthurur, e po ashtu qëndrimi i gjatë në pushtet do ti dëtonte njëkohesisht edhe shëndetin, e aq më shumë do të behët ngarkesë psikologjike për qytetarin
Kujdes edhe me i shtuar duhet të jetë kujdesi ndaj njerëzve që kanë një jetë të shëndetshme.
Për sa i përket pyetjes së parë, rreth abortit … nëse jeni përgjigjur “po” …
Ju sapo vratë Beethoven
Prandaj përmes këtij tregimi shohim që ne nuk duhet te hamendësohemi në premtimet optike të dekoruara nga jashtë, ne duhet te shohim bërthamën dhe realitetin si duket, duke i ngulitur ndër dijen drejt në sy.
- Cila pjesë është bërë mirë që ne mund të krenohemi?
- Cila pjesë e ka rrit standardin tonë jetësor?
- Cila pjesë ka bërë që qyteti të zhvillohet?
- Cila pjesë ka bërë që fëmijët tanë të rriten të lumtur dhe të sigurtë në ketë vend?
Në duhet të filtrohemi nga premtimet patetike, dhe të shohim të ardhmen përmes ndryshimeve që do të pasojnë nga gjeneratat e reja, jo nga individët që paraqiten në masë të madhe hipokrit në vazhdën e shpenzimit të jetëve tona.
____
ESH
___________
publikime.com
[dictum: Ndryshimet nuk janë të lehta, por janë të mundshme!]
[PS: Pyetja e dytë: a) Kandidati i parë është Franklin D. Roosevelt | b) Kandidati i dytë është Winston Churchill | c) Kandidati i tretë është Adolf Hitler.]