Të flasim për gjëra që nuk i dimë, të vazhdojmë më të dëgjuar nga të tjerët dhe të përfshihemi në ato gjëra që nuk na përkasin, është një gjendje që të vendos në siklet.
Nëse diçka nuk ka lidhje me ty, është mirë të mos përfshihesh fare, edhe pse sado intelektual të jemi përballja me të kaluarën e dikujt duke u munduar me nëpërkëmbur përmes megalomanisë mospërfillëse, nuk të shton urtësinë po të rritë eksperiencën dhe përvojën.
Kthimi të gjeneza!
Ne duhet të kthehemi te vetvetja, kthehemi rreth vetvetes, shikojmë se si njerëzit me dy fytyra për rreth jush ia shesin apo më mirë te themi ia huazojnë shpirtin “dreqit” në mënyrë që para njerëzve të paraqitën kinse të donë, dhe të sillën vërdallë duke u munduar të tregtojnë dhe blejnë duke të llogaritur si mallra që mund të kontrollojnë në shitje dhe blerje kur donë ata. Ata janë në shoqëri me njerëz të ndryshëm të korruptuar dhe krejtësisht pa vlera intelektuale dhe publike, po ju nuk duhet të mashtroheni sepse me siguri njeriu duhet të mendoj edhe ketë logjikë për këtë se çfarë jetojnë ata, çfarë kanë dhe çfarë bëjnë ky lloj njerëzish në realitet”.
Ne shumë herë duke menduar për natyrën njerëzore dhe personalitetin e këtyre, shpesh herë duhet të ndalemi tek një fenomen që mendojmë se në masë të madhe e kanë te gjithë njerëzit, pra mendojmë se në raste të caktuara të gjithë njerëzit janë hipokrit!
Por jo, është diçka më shumë se karakter në fakt!
E dimë se çfarë është hipokrizia, pra vjen nga fjala greke shtirje!
Hipokrit: Që shtiret sikur është i mirë, i virtytshëm e i dashur, me qëllim që të gënjejë të tjerët; që mban qëndrim me dy faqe, shtirak, shtinjak; që nuk i shpreh haptas ndjenjat, bindjet ose qëllimet e vërteta.
Hipokrizi mund të thuhet në rast se një person është hipokrit kur veprimet e tij kundërshtojnë besimet e brendshme dhe qëndrimet e pohimeve të tij apo anasjelltas, pra kemi të bëjmë me njerëz që duan të manipulojnë me të tjerët për të krijuar një figurë pozitive tek ata, për një interes të caktuar qoftë politik, ekonomik e social!
Hipokrizi:
Të qenët hipokrit, vesi i atij që mban qëndrim me dy faqe; fjalë, sjellje a diçka tjetër e rreme, që synon të mashtrojë të tjerët.
Për këtë kategori njerëzish një gjë është e sigurt, përfitimi në mënyra të ndryshme, mënyra të cilat nuk përkojnë me moralin, se për këtë ata edhe shtrembërojnë të vërtetën dhe mundohen të përshtatën sa për sy e faqe, duke anashkaluar dhe duke u munduar të fshehin të vertëtën dhe të kaluarën!
I pamerituari, i vetëkënaquri.
Hipokrizia është veprimi dënues apo thirrje për dënim e një personi tjetër kur qortuesi është fajtor i veprimit për të cilin ai kërkon që i padituri (i akuzuari) të dënohet. Hipokrizia është shtirja e një njeriu që pohon se zotëron cilësi, (virtyte, morale, besime, parime,) mendime apo ndjenja që në të vërtetë nuk i ka, mirëpo në vazhdimësi kërkon të qëndron në piedestalin më të lartë në shoqëri.
Një njeri është hipokrit kur veprimet e tij kundërshtojnë besimet e brendshme subjektive dhe pohimet e tij apo anasjelltas.
Hipokrizia përdor manipulimin e njerëzve të tjerë apo mbajtjen e një figure pozitive të
vetvetes tek të tjerët apo për vetveten.
Në psikologji, sjellja hipokrite lidhet ngushtë me gabimin cilësues themeltar, njerëzit anojnë ti shpjegojnë veprimet e tyre sipas rrethanës në të cilën ndodhën, duke çuar në gjykimin e të tjerëve e ndërkohë në përligjjen apo (justifikimin) e veprimeve të tyre.
Po ashtu, te disa njerëz në të vërtetë vërejnë se kanë një karakter të sëmurë të cilin e prezantojnë tek njerëz tjerë, kanë ambicie të pakufishme për pushtet, janë me mangësi intelektuale dhe për rrjedhojë, janë tepër imponues.
Kjo quhet projeksion psikologjik.
Prandaj ndryshimet nuk janë të lehta, por janë të mundshme!]
____
ESH
____________
publikime.com
[ps:petraj|partners/fractyle survey – webmatrix]